LAJMI I FUNDIT:

Për një vit PTK shton rreth 200 mijë konsumatorë

Për një vit PTK shton rreth 200 mijë konsumatorë

Posta dhe Telekomi i Kosovës, përkatësisht Operatori publik mobil VALA brenda një viti ka shtuar rreth 200 mijë konsumatorë të rinj. Në bazë të të dhënave të fundit të publikuara sot nga VALA, saktësisht numri i përgjithshëm i konsumatorëve aktiv krahasuar me vitin 2008, gjatë vitit që shkoi ka arritur në 196 561 konsumatorë.

"Rrjedhimisht me këtë, shtimi i numrit të konsumatorëve për vitin 2009, është reflektuar në mënyrë direkte, fillimisht, edhe në rritjen e të hyrave të korporatës, në veçanti, por edhe në ngritjen e vlerës së saj, në përgjithësi.

Sipas statistikave të fundit të VALA-s, rritja e numrit të konsumatorëve në vitin 2008 ka qenë 33 094 konsumatorë dhe krahasuar me vitin 2009, atëherë kemi 163 467 konsumatorë më shumë", thuhet ne komunikate.


Kryshefi Ekzekutiv i PTK, Shyqyri Haxha është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me punën të cilën e kanë bërë ekipet e VALA-s në ngritjen e numrit të konsumatorëve, por edhe në përgatitjen e produkteve dhe shërbimeve sipas kërkesës së konsumatorëve.

“Dy ishin synimet gjatë vitit që shkoi: rritja e numrit të konsumatorëve dhe përmbushja e kërkesave të tyre si dhe ngritja e vlerës së kompanisë. Këto dy synime tashmë janë për€mbushuar dhe rezultatet shihen kudo”, është shprehur Haxha./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori