LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë 16 raste të shkeljes së vendimit të Qeverisë për lëvizjen e kufizuar 

Për 24 orë 16 raste të shkeljes së vendimit të Qeverisë për lëvizjen e kufizuar 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar 16 shkelje të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se lidhur me këtë janë arrestuar disa persona.


Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë:

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 02.04.2020-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lagjja Padalishtë, Graqanicë 02.04.2020-18:00. Nga njësiti policor në rrugë  janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ti cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-20:00. Nga njësiti policor në rrugë  me veturë është hasur dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk e kishte respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 02.04.2020-21:05. Nga njësiti policor janë hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rr. Bajram Bahtiri-Prishtinë 01.04.2020-20:40. Gjatë një pike kontrolli njësiti policor ka ndaluar veturën me targa vendore të cilën e drejtonte personi mashkull kosovar dhe i njëjti ka poseduar leje qarkullimi nga ATK-ja. I njëjti është arsyetuar se po i dërgon disa gjëra bashkëshortes së tij e cila është pjesë e stafit mjekësor në QKUK dhe i njëjti është liruar. Më datën e lartcekur në ora 22:00 në stacion të policisë është kontrolluar lista e personave që janë në vet izolim dhe ka rezultuar se i dyshuari i lartcekur është pjesë e asaj liste. Është kontaktuar pala dhe është udhëzuar që të vet izolohet dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti .

Rr. Skenderbeu, Podujevë 02.04.2020-21:30. Nga njësiti policor në rrugë  me veturë janë hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.

Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 02.04.2020-02:40.  Janë arrestuar dy të dyshuar (njëri i mitur) meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur duke lëvizur (në këmbë) në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Me vendim të prokurorin të dyshuarit pas intervistimit dhe kontrolleve mjekësore janë dërguar në mbajtje.

Rr. Skënderbeu, Kamenicë 02.04.2020-13:27. Gjatë patrullimit njësiti policorë ka ndaluar dy persona meshkuj kosovar të fshatit Topanicë, fshat ky i cili është në karantinë. Te dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rr. Sadik Rexha, Prizren 01.04.2020-NN. I dyshuari mashkull  kosovar është shoqëruar në stacioni policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Në konsultim me shërbimet shëndetësore emergjente, i dyshuari është vendosur në vet izolim.

Rr. UÇK-së, Rahovec 02.04.2020-09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pronar i një kafiterie i cili së bashku me katër të dyshuar tjerë meshkuj kosovar, janë hasur në lokalin e të dyshuarit duke pirë kafe, në kundërshtim me masat e marra  nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari-pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Novobërdë, Malishevë 01.04.2020-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke lëvizur me veturë në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit, pas kontrolleve mjekësore pasi  nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid-19, janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 02.04.2020-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sadik Stavileci, Gjakovë 02.04.2020-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafiteria, në kundërshtim me masat e marra nga qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 02.04.2020-17:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për  masat e marra nga qeveria e RKS-së. Të dyshuarit janë dërguar në QKMF Malishevë të cilët janë kontrolluar nga stafi mjekësor të cilët nuk kanë pasur simptoma të virusit Covid -19. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë .

Rr. Mbreti Bardhyl, Mitrovicë 02.04.2020 – 14:44. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pa ndonjë arsye kishin dalë në rrugë dhe nuk kishin respektuar urdhrin për   masat e marra nga qeveria e RKS-së. Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Zubin Potok 01.04.2020-NN. Është konstatuar se e dyshuara femër kosovare me vendbanim në Klinë nuk ka respektuar urdhrat që të qëndroj në Klinë pasi që qyteti  ka qenë në karantinë. E dyshuara kishte udhëtuar nga Klina në Zubin Potok te bashkëshorti. Është vërtetuar se e  dyshuara kishte kaluar disa herë kufirin në Bërnjak nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas. Janë identifikuar personat me të cilët e dyshuara ka pasur kontakt, prokurorit kujdestar ka urdhëruar qe personat e lartcekur të vet izolohen si dhe është iniciuar rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori