Herën e parë preferenca tregtare nga BE-ja u dha me 12 44-shin sipas UNMIK-ut. Është me interes që të ndërrohet ky emërtim, thotë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Ai ka thënë se do të vazhdohet privatizimi i PTK-së dhe rrjetit të shpërndarjes së rrymës. Po ashtu sipas tij konzorciumet e parakualifikuara për TC “Kosova e Re”, janë në garë.
Rritja ekonomike prej rreth 7 për qind, privatizimi i aseteve publike, ulja e papunësisë deri në 10 për qind, janë disa nga prioritetet e caktuara në kuadër të planit të zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014 nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ministri Besim Beqaj tha se këto mund të arrihen me një bashkëpunim të mirëfilltë dhe me një fuqizim të sektorit privat. “Duke e rritur konkurueshmërinë e ndërmarrjeve, duke krijuar politika të favorshme fiskale, duke eliminuar ekonominë joformale dhe joshur ndërmarrjet tona që t’i regjistrojnë punëtorët që punojnë – me këto gjëra që kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, besojmë fuqishëm që rritja ekonomike do të jetë prej 7 deri në 8 për qind”, tha ai.
Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka folur edhe për preferencat tregtare të BE-së të cilat po u shkaktojnë shuam dëme biznesit. Ai tha se fajtorë për këto preferenca është rezoluta 1244. “Duke pasur parasysh që herën e parë këto preferenca tregtare kanë qenë të dhëna me 12 44-shin sipas UNMIK-ut, do të ishte më me interes dhe është me interes që të ndërrohet ky emërtim i Kosovës. Ne kemi pasur shumë vende mike që kanë kërkuar një riemërtim të tillë dhe preferencat tregtare të vazhdohen sipas emërtimit të ri të Kosovës, e jo duke iu referuar 12 44-shit. Ne jemi në proces e sipër, kjo është duke u diskutuar edhe më tutje në mënyrë që të gjenden modalitetet si do t’i vazhdohen Kosovës këto preferenca tregtare”, tha ministri Beqaj.
Ministri i cili ka për barrë zhvillimin ekonomik të Kosovës ka thënë se projektet kapitale do të vazhdojë, siç janë privatizimi i rrjetit të distibuimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, privatizimi i PTK-së si dhe vazhdimi i projektit të nisur kaherë atij të Termocentralit “Kosova e Re”.
“Për Postë-Telekomin e Kosovës, kemi pesë firma me renome ndërkombëtare, të cilat kanë treguar interes, kanë kaluar procesin e parakualifikimit dhe ne tani jemi duke komunikuar me ta. Ata vazhdojnë të jenë të interesuar për të hyrë në këtë proces. Edhe për projektin e termocentralit “Kosova e Re” ka qenë një parakualifikim dhe ato firma që kanë qenë të parakulifikuara, janë edhe më tutje pjesë e procesit. Pra, ne jemi duke tentuar që ta përmbyllim komplet përgatitjen institucionale të vendit për t’u hapur rrugë këtyre investime dhe kemi investitorë të mjaftueshëm”, theksoi ai.
Kurse për ekonominë joformala ai ka treguar se Qeveria është duke hartuar një planë me të cilin synon ta luftoj fuqishëm këtë dukuri. “Ne besojmë që ekonomia joformale dhe kalimi nga ekonomia joformale në ekonomi formale, është aktivitet me prioritet në Qeveri dhe këto masa që ne i kemi paraparë edhe në planin e zhvillimit, janë çështje që shkojnë në drejtim të reduktimit të kësaj ekonomie”, është shprehur Beqaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj