LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Mourinho nuk do qëndrojë gjatë te Reali

Pellegrini: Mourinho nuk do qëndrojë gjatë te Reali

Trajneri i shkarkuar nga Real Madridi, Manuel Pellegrini, mendon se edhe Jose Mourinhos nuk do t’i zgjasë shumë kënaqësia e të qenit trajner i Real Madridit.

Kiliani ishte shkarkuar të mërkurën për t’i lënë hapësirë Mourinhos, që nesër do të prezantohet si trajner i ri i Real Madridit.

“Nuk mendoj se unë bëra ndonjë gabim të madh. Unë isha trajner për pesë vite në Spanjë dhe e kam ditur se trajnerëve nuk u zgjatë shumë te Real Madridi”.

“Nga pikëpamja ime, ky është një gabim strategjik dhe shpresoj që herët apo vonë ata ta rregullojnë këtë”, tha Pellegrini. /Telegrafi/