LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Kam kërkuar të mos shiten Sneijder, Robben

Pellegrini: Kam kërkuar të mos shiten Sneijder, Robben

Trajneri i shkarkuar i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka zbuluar se dyshja holandeze Wesley Sneijder dhe Arjen Robben janë shitur pa dëshirën e tij.

Ish-mesfushorët e Realit, Sneijder dhe Robben, që të dy arritën në finalen e Ligës së Kampionëve në Madrid me Interin, respektivisht Bayern Munichun.

“Kam dashur Sneijder dhe Robben të qëndrojnë, por kurrë nuk kam biseduar me Real Madridin për atë se kënd e preferoj, nëse ai ishte Cristiano ose Kaka dhe Snejder dhe Robben”.

“Ai (Perez) vendosi t’i shesë [Robben and Sneijder], dhe mendoj se kjo ka qenë gabim. Unë kurrë nuk kam pasur përballje me presidentin. Trajneri duhet të ketë zë më të rëndësishëm në atë se çfarë ka nevojë ekipi. Në këtë aspekt, jam ndjerë i vogël”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/