LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini: Fansat kanë një rol të madh sonte

Pellegrini: Fansat kanë një rol të madh sonte

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se publiku në Santiago Bernabeu do të jetë faktor i rëndësishëm në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.

Reali do të presë Lyonin në fushë të vet me një gol disavantazh pas disfatës në ndeshjen e parë, dhe Pellegrini shpreson në përkrahjen e publikut për këtë ndeshje të rëndësishme.

“Ne kemi nevojë për një publik siç ishte të shtunën (kundër Sevillas) pasi kemi një ndeshje të vështirë. Përkrahja nga publiku është vendimtare. Shpresoj se fansat dhe ekipi të mund të bashkohen për të nxjerrë një rezultat të duhur”, ka thënë kiliani./Telegrafi/