LAJMI I FUNDIT:

Pele: Ronaldinho duhet të luajë në Botëror

Pele: Ronaldinho duhet të luajë në Botëror

Legjenda braziliane Pele ka deklaruar se përvoja e lojtarëve të Selecaos mund të jetë vendimtare nëse Brazili dëshiron të fitojë Kupën e Botës, dhe se duhet ta ftojë Ronaldinhon si komponentë e rëndësishme e skuadrës.

“Mendoj se Brazili po përmirësohet. Por, duhet të jemi të kujdesshëm sepse shumë prej lojtarëve tanë nuk kanë luajtur kurrë në Botëror, kështu që do të jetë presion i madh mbi ta dhe mbetet të shohim se si do ta trajtojnë atë”.

“Nëse Ronaldinho vazhdon të luajë kështu, mendoj se ai do të jetë komponentë mjaft e rëndësishme e skuadrës, pasi që ai do t’u tregojë lojtarëve tjerë si të sillen me presionin”, ka thënë Pele.

Ndërsa favoritët e Peles për Kupën e Botës janë Brazili dhe Spanja, ai ka tërhequr vërejtjen që të shikohen me kujdes Argjentina dhe Anglia që janë rreziqe potenciale.


“Asnjë ekip nuk është në formë si Argjentina. Duhet t’i respektoni ata sepse është një kombëtare tejet e rrezikshme me traditë në Botëror. Anglia do të jetë problem i madh, por ata do të arrijnë vetëm në gjysmëfinale”.

“Messi? Ai është futbollist i madh dhe luan mirë për Barcelonën edhe pse këtë nuk e bën për Argjentinën. Kjo është për arsye se lojtarët e Argjentinës nuk luajnë të gjithë te Barcelona”, përfundoi Pele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori