LAJMI I FUNDIT:

Pejë, me veturën e tij e godet qëllimisht veturën e tjetrit

Pejë, me veturën e tij e godet qëllimisht veturën e tjetrit

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka goditur qëllimisht me veturën e tij veturën e një personi tjetër.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajçi” në Pejë, të hënën në ora 11:48.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e  mbajtjes.


Rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim