LAJMI I FUNDIT:

Peci: Kosova ka ligje të mira, politikanët s’janë fajtorë për pasivizmin e qytetarëve (Video)

Peci: Kosova ka ligje të mira, politikanët s’janë fajtorë për pasivizmin e qytetarëve (Video)

Debora Peci nga Demokracia Plus, ka thënë se ligjet në Kosovë janë të duhura për të mbështetur aktivizmin qytetar, por sipas saj ka mungesë të informacioneve nga ana e qytetarëve për të drejtat e tyre karshi institucioneve qeverisëse.

Debora Peci nga Demokracia Plus, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se te qytetarët ka humbur shpresa dhe ka shumë pak aktivizëm qytetar.

“Nuk mund t’iu lëmë fajin vetëm politikanëve. Është e vërtet se sa më pak qytetar aktiv është më mirë për politikanët, por qytetarët nuk po i dinë shumë nga të drejtat që u takojnë”.


“Për moshën më të shtyrë mund të them se kanë mungesë të vetëdijes për shkak se janë rritur në një sistem tjetër, ndërsa tash jetojmë në një sistem demokratik, por mungesa e aktivizmit te të rinjtë lidhet me mungesën e tyre të shkollimit adekuat. Në shkolla të rinjtë mësojnë teori në ajër sa i përket shoqërisë kosovare, e jo përgjegjësitë që ka komuna ndaj qytetarit ose qytetari ndaj komunës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Pjesëtarja e shoqërisë civile thotë se hapi i parë është që qytetarët ta kuptojnë se janë vetë pjesë e problemit e që kjo më pas u jep “kredite” që të jenë pjesë e zgjidhjes.

Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)
Lexo po ashtu Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)

“Qytetarët individualisht duhet të japin kontributin në vendin ku jetojnë pavarësisht frikës. Qytetarët si grup mund të bëjnë presion më të madh qoftë në aspektin lokal apo qendror. Duhet të organizohemi si grup për të mirën kolektive e jo për të mirën individuale”, tha ndër të tjera Debora Peci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori