LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)

Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)

Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi ka thënë se Kosova ka shpresë për një të ardhme më të mirë pasi pjesa më e madhe e popullsisë është e moshës së re.

Aliu, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se është e befasuar nga kjo popullsi që ende qëndron pa ngritur zërin.


“Kosova që ne kemi tani është për ata që janë në pushtet, por ata nuk arsye për t’u shqetësuar për prindërit e tyre pasi ata kanë një jetë shumë të mirë. S’kanë pse shqetësohen për edukimin e fëmijëve sepse i shkollojnë në shkolla private. S’kanë pse shqetësohen për shëndetësinë e tyre sepse trajtohen jashtë shtetit. Ndërsa e kemi një popullatë shumicë, e cila jeton në kushte shumë të vështira, ku iu rrezikohet edhe jeta e përditshme e u shkelet dinjiteti. Kjo si duket nuk është prioritet i politikanëve ose atyre që bëjnë këto politika”.

“… Janë këta politikan që kanë marrë votat tona e që çdo ditë po sjellin tema të reja madhore të cilat largojnë vëmendjen nga problemet e përditshme që përballen qytetarët”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Aktivistja e shoqërisë civile thotë se në bazë të përvojave të përditshme që ajo ka sidomos me gratë, thotë se këto të fundit kanë ardhur në atë pozitë sa që po dorëzohen para situatës së rëndë.

Aliu ka thënë se në bazë të hulumtimeve në administratë publike janë të punësuar diku 83 mijë persona dhe sipas saj shumica e tyre janë të futur në atë vend të punës përmes lidhjeve politike.

“Ai i punësuar siguron ushqimin e pesë anëtarëve të familjes përmes atij vendi të punës. Nëse del dhe kritikon dhe nuk e përkrahë një politikë të asaj partie që e ka fut në punë, ai rrezikon humbjen e atij vendi të punës. Është skllavëruar shpirti i qytetarit”.

Duke folur për aktivizmin qytetar, Aliu thotë se qytetarët duhet ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar por për t’i shërbyer ata.

“Demokracia thotë se rregullimi shoqëror vjen nga poshtë e jo nga lartë”.

Aktivistja nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi thotë se edhe në Kuvend, polici e institucionet tjera ka njerëz të mirë që janë të gatshëm të punojnë në interes të qytetarit.

“Duhet të shfrytëzohen edhe Komisionet e Kuvendit pasi aty janë të përfaqësuara të gjitha subjektet politike dhe nëse është ndonjë politikë jo populiste, “fajin” do ta ndajnë së bashku”.

Aliu ka thënë se “Kosova që duam” do të ishte më afër nëse edhe sistemi arsimor do të ishte më i rregulluar.

“Duhet të kufizohet numri i hyrjes së studentëve në provimin e njëjtë. E kam ngritur si çështje në Grupin që kishim për Arsim, që kjo duhet të kufizohet. Duhet të caktohet që maksimumi tri herë t’i nënshtrohet të njëjtit provim. Nëse nuk e kryen për tri herë t’i nuk ke kokë për të studiuar. Duhesh me shku në arsim profesional sepse në botë shumë më tepër milionerë dalin nga arsimi profesional se prej studimeve akademike”.

“Te ne mendojnë që duhet patjetër me studiu për të arritur një mirëqenie apo pasuri, sepse ajo u ka munguar…Kjo do të ndikonte që të bie numri i studentëve dhe rritja e cilësisë”, tha ndër të tjera Luljeta Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori