LAJMI I FUNDIT:

PDK reagon lidhur me marrëveshjen për energji: Kurti më 2015 e konsideronte tradhti kombëtare, të sqaroj a e ka pasur gabim atëherë apo tash

PDK reagon lidhur me marrëveshjen për energji: Kurti më 2015 e konsideronte tradhti kombëtare, të sqaroj a e ka pasur gabim atëherë apo tash

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e energjisë.

Çitaku në një postim në Facebook, ka shkruar se pa i hequr asnjë pikë e presje, Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të dakorduar në Bruksel me 2015.

“Po të njëjtën marrëveshje, Kryeministri atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare. E vetmja gjë konsistente tek Kurti është mungesa e konsistencës. Kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim, a e ka pas gabim atëherë, apo e ka gabim tash?”, ka shkruar Çitaku.


Bislimi flet pas marrëveshjes për energjinë: Tashmë komunat veriore do të faturohen sipas ligjeve dhe sistemimit rregullativ të Kosovës
Lexo po ashtu Bislimi flet pas marrëveshjes për energjinë: Tashmë komunat veriore do të faturohen sipas ligjeve dhe sistemimit rregullativ të Kosovës

Ajo ka theksuar më tej se kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa e duke humbur kohë.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur,  janë nëntë pika gjithsej, ku ndër të tjerash është bërë e ditur se do të faturohet edhe shpenzimi i energjisë elektrike për serbët në veri.

“Brenda 10 ditëve nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun e energjisë së Kosovës, gjegjësisht Marrëveshjen Kornizë për pranimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike me KOSTT-in, Marrëveshjen për Detyrimin e bilancit me KOSTT-in, Marrëveshjen e Kyçjes me KEDS-in dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj) në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013”, thuhet në marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori