LAJMI I FUNDIT:

PDK: Në listat e kandidatëve për deputet do të garojmë me fytyra të reja dhe pa aktakuza

PDK: Në listat e kandidatëve për deputet do të garojmë me fytyra të reja dhe pa aktakuza

Zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 14 shkurt të këtij viti, e ndërkaq edhe partitë politike janë të obliguar që të përgatisin listat e tyre me kandidatët për deputet qoftë figura të reja politike apo edhe ata që jemi mësuar tashmë t’i shohim.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo parti do të garoj me ftyra të reja.

Ai po ashtu tha se në listat e kandidatëve për deputet nuk do të ketë figura që kanë të ngritura aktakuza apo dënime.


“Gjithsesi, PDK do të garoj me listën më të mirë, me fytyra të reja, e mbi të gjitha me figura të pastërta pa aktakuza dhe dënime”, ka thënë Bytyçi.

Telegrafi është munduar të marrë një prononcim edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), mirëpo të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.

KQZ vendos që fushata zgjedhore të jetë nga 3 deri më 12 shkurt
Lexo po ashtu KQZ vendos që fushata zgjedhore të jetë nga 3 deri më 12 shkurt

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që fushata zgjedhore për partitë politike për zgjedhjet e parakohshme të zgjasë 10 ditë, nga data 3 shkurt e deri më 12 shkurt.

Ndryshe, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe ka caktuar që zgjedhjet parlamentare të parakohshme të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori