LAJMI I FUNDIT:

PDK: Djegia e zyrave, tentativë për ardhjen në pushtet me dhunë

PDK: Djegia e zyrave, tentativë për ardhjen në pushtet me dhunë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj djegies së selive të partive politike (PDK dhe LDK), ku thuhet se këto djegie në një demokraci qytetare, janë shenja të hapura të një tentative për shantazhe dhe ardhje në pushtet me dhunë nga një segment i dështuar politik.

PDK ka ftuar partitë politike të tregojnë arsye dhe zhvillojnë komunikim brenda institucioneve, po ashtu ftojmë qytetarët e vendit tonë të përmbahen nga aktet e dhunës dhe konfliktit.

“Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të gjejnë aktorët e këtyre veprave të dhunshme që të përballen me ligjin”, thuhet në reagim.