LAJMI I FUNDIT:

Pavlyuchenko mund të transferohet te Roma

Pavlyuchenko mund të transferohet te Roma

Agjenti i Roman Pavlyuchenkos ka mirëpritur lajmin për interesimin e Romës për klientin e tij duke thënë se transferimi mund të ndodhë.

Giallorossët janë duke monitoruar gjendjen e sulmuesit të Tottenham Hotspur dhe mundësitë janë të mëdha që në qershor të bëjnë një ofertë.

“Nëse Tottenhami thotë PO dhe Roma thotë PO, atëherë marrëveshja për Pavlychenkon mund të arrihet”, tha agjenti i Pavlyuchenkos, Oliver Wendt, për Romagiallorossa.com. /Telegrafi/