LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve të mbyllen tregjet që shesin kafshë që shpërndajnë coronavirusin, ato vazhdojnë të funksionojnë ilegalisht  

Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve të mbyllen tregjet që shesin kafshë që shpërndajnë coronavirusin, ato vazhdojnë të funksionojnë ilegalisht  

Fotografitë e shkrepura tinëzisht janë alarmuese – ato tregojnë se si tregjet kineze po vazhdojnë të shesin ilegalisht krijesa për të cilat qeveria kineze i ka ndaluar, për shkak të frikës nga coronavirusi.

Virusi vdekjeprurës besohet se kanë origjinën pikërisht në këto tregje dhe është përhapur tek njerëzit përmes kafshëve në qytetin Wuhan në provincën kineze Hubei – epiqendra e epidemisë që vrau më shumë se 3.600 persona në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

E derisa Australia ka konfirmuar rastin e 81-të me coronavirus në këtë vend, hetuesi Steven Galster në mënyrë të fshehtë është futur në tregun e njohur si Chatuchak, i cili sipas tij ka gjasa të fillojë “Wuhanin e dytë”.


Bllokohet Milano, 16 milionë qytetarë në izolim – radhë të gjata para marketeve
Lexo po ashtu Bllokohet Milano, 16 milionë qytetarë në izolim – radhë të gjata para marketeve

Galster së bashku me reporterin e 60 Minutes, Liam Bartlett, kanë nxjerr në pah atë që më së shumti i frikësohej bota – shitjes së kafshëve të ndaluara në këto tregje ilegale.

“Mendoj se ky vend është një dhomë torture dhe një laborator i ndyrë”, ka thënë Galster derisa po ecte nëpër këtë treg të shumëpërfolur.

“Të gjitha kafshët janë marrë nga ambientet ku jetonin dhe janë sjellë këtu mijëra milje, për t’i futur nëpër kafaze. Janë kontaminuar në kushte ekstreme dhe Zoti e di se çfarë sjellin me vete”, shtoi ai.

Kujtojmë që Kina kishte mbyllur më shumë se 20 mijë tregje të tilla, duke shpresuar se me këtë veprim do të parandalojnë përhapjen e mëtejme të coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
Kalo në kategori