LAJMI I FUNDIT:

Pato vështirë se do të mund të luajë kundër United

Pato vështirë se do të mund të luajë kundër United

Shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka bërë të ditur se Alexandre Pato mund të mbetet jashtë ndeshjes së të mërkurës mbrëma kundër Manchester Unitedit, si pasojë e lëndimit.

“Është vështirë që Pato të mund të luajë, prandaj mendoj se sulmin do ta përbëjnë Borriello, Huntelaar dhe Ronaldinho”, ka thënë Galliani për Sky Sport 24.

Edhe pse më herët u njoftua se braziliani është rikuperuar dhe do të jetë së paku në bankën rezervë, duket se stafi mjekësor i Rossonerëve ka ndryshuar mendim, ose së paku duhet të presim në vendimin e fundit deri sa të fillojë ndeshja.

Për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Milani duhet të fitojë me epërsi të dyfishtë kundër Unitedit, ose të fitojë me çfarëdo rezultati duke shënuar më shumë se tre gola në Old Trafford, pasi që në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro u mposht me rezultat 3-2. /Telegrafi/