LAJMI I FUNDIT:

Pato mungon vetëm kundër Romës

Pato mungon vetëm kundër Romës

Ekipi i Milanit ka konfirmuar se lëndimi i Alexandre Patos nuk është serioz, megjithatë ai do të mungojë në ndeshjen kundër Romës.

Braziliani u ankua në dhimbje gjatë ndeshjes kundër Atalantas dhe ekzistonte frika për një mungesë të gjatë të tij, duke qenë se më herët kishte pasur të lënduar pikërisht atë muskul.

Megjithatë, klubi i Milanit ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se lëndimi nuk është serioz dhe sipas të gjitha gjasave ai do të luajë në takimin e Ligës së Kamionëve kundër Manchester Unitedit, por do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Romës. /Telegrafi/