LAJMI I FUNDIT:

Pato: Herët të flasim për të ardhmen

Pato: Herët të flasim për të ardhmen

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka vënë në dyshim të ardhmen e tij me klubin nga Milanello, në kohën kur ai po qëndron në Afrikën e Jugut në mbështetje të kombëtares së Brazilit.

“Është shumë herët të flasim për të ardhmen time te Milani. Unë do të flas për të ardhmen time pas 20 qershorit. Unë jam në Afrikën e Jugut për një ngjarje të organizuar nga Nike dhe në mbështetje të Brazilit. Jam i lumtur që jam këtu edhe pse Carlos Dunga nuk më ftoi”, ka thënë Pato.

Brazili do të ndeshet me Korenë Veriore në stadiumin Ellis Park të Johanesburgut të martën e ardhshme, në ndeshjen hapëse të Botërorit për ‘Selecao’. /Telegrafi/