LAJMI I FUNDIT:

Patenta e veçantë e shoferit!

Patenta e veçantë e shoferit!

Artisti suedez ka fituar të drejtën që të përdorë portretin e vizatuar si fotografi në patentë shoferi, pas autoritetet kanë menduar se ajo është fotografi reale e bërë me aparat e jo furçë.

Njëzetenëntëvjeçari Fredrik Saeker ka dashur vetëm të vërtetoj nëse portreti i tij mund të kalojë si fotografi, kështu që kur është dashur ta ripërtërijë lejen e vozitjes, e ka dorëzuar me dokumentet tjera.

"Gjithmonë jam interesuar për pikturën dhe lëvizjen e kufijve mes fotografisë dhe pikturës”, ka thënë Saeker.


Ai thotë se qëllimisht e zgjodhi një portret në të cilën duket i lodhur dhe i rraskapitur, sepse e di se të gjithë njerëzit janë të pakënaqur me pamjen e tyre për patentë shoferi.

Peter Ranki, zëdhënës për Agjencinë Suedeze Transportit, tha se Saeker mund të përdorë patentën e re të shoferit, por nuk rekomandon që edhe të tjerët ta bëjnë këtë.

"I kemi shqyrtuar dokumentet origjinale dhe i krahasuam me patentën e mëparshme. Ajo çka pranuam dukej si fotografi. Nuk kishte asnjë pikë dyshimi", tha Ranki.

"Ideja themelore është për t’i bërë njerëzit të pyesin veten se çfarë është e vërteta dhe nëse kjo është e vërtetë ka rëndësi”, shtoi Saeker. /Telegrafi/