Vonesat në krijimin e institucioneve vendore po sjellin edhe pasoja në funksionimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Ky institucion ka muaj që vazhdon punën me ushtrues detyre e kjo me vete po sjell shumë zbrazëtira anësore në politikën monetare. Njëra ndër to është edhe performanca e sektorit bankar. Ekspertët vlerësojnë se politikat monetare nuk janë të mirëfillta. Ndërkaq, me Ligjin për BQK’në, bordi i kësaj banke duhet që gjatë vitit t'i marrë së paku 10 vendime.
Prej tetorit të 2010-së, kur bordi i BQK’së vendosi për shkarkimin e guvernatorit Rexhepi, nuk është marrë asnjë vendim tjetër. Me këtë ligj nuk parashihet se sa mund të qëndrojë një guvernator si U.D në krye të kësaj banke. Këshilltarë për çështje juridike në zyrën e kryeparlamentarit thonë se vetë bordi vendos se kur mund të zgjidhet guvernatori, shkruan sot Express.
Sidoqoftë, zyrtarë në BQK thonë se, sipas ligjit, ky institucion mund të funksionojë me ushtrues detyre deri në plotësimin e pozitës së guvernatorit. “Deri në plotësimin e pozitës së guvernatorit , ligji e përcakton shumë qartë se në mungesë të guvernatorit pavarësisht rrethanave, në BQK nuk mund të ketë vakum, pasi që njëri nga zëvendësguvernatorët emërohet nga bordi i bankës në cilësinë e U.D të guvernatorit dhe me këtë ushtron detyrat dhe përgjegjësitë në kuadër të kompetencave që ka guvernatori”, thotë zëdhënësi i BQK’së, Besnik Kada.
Prej shkarkimit të Rexhepit, Kada tregon se bordi ka marrë një sërë vendimesh, të cilat janë edhe në ueb faqen e BQK’së. Eksperti bankar, Bedri Selmani, thotë se edhe pse kjo bankë është përgjegjëse për politikat monetare në vend, ajo sipas tij, për shkak të situatës së tanishme me vështirësi po arrin që të ketë politika të mirëfillta monetare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë