LAJMI I FUNDIT:

Pasiguria dhe sfidat e komunitetit LGBTI në Kosovë

Pasiguria dhe sfidat e komunitetit LGBTI në Kosovë
Foto: Arkiv

Pjesëtarët e komunitetit LGBTI vazhdojnë të ballafaqohet me sfida të përditshme që i hasin në jetët e tyre.

Në një anketë të Raportit nga Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) thuhet që vetëm 3 për qind e të anketuarve do ta pranonin dhe mbështesni fëmijën e tyre nëse është person LGBTI, ndërsa 97 për qind kanë thënë të kundërtën, se nuk do t’i lejonin në shtëpi, do ushtronin dhunë apo do provonin ti “shëronin” ata.


Shumë të rinj në Kosovë jetojnë me familjet e tyre derisa të martohen dhe ata të cilët identifikohen publikisht si individ të komunitetit rrezikohen të nxirren nga shtëpitë dhe të përjashtohen nga familjet si dhe nga shoqëria e tyre. Disa i martojnë pa dëshirë me qëllim që të kontrollojnë seksualitetin e tyre ose t’i “shërojnë” ata. Në Kosovë, vetëm një numër i vogël i personave të komunitetit kanë guxuar të thyejnë heshtjen.

Personi që i përket komunitetit, i cili ka kërkuar të identifikohet vetëm me inicialet A.T, tregon që komuniteti LGBTI nga të gjitha anët ballafaqohen me mos pranim dhe presion psikologjik qoftë nga shteti, shoqëria, artistët si dhe institucionet fetare.

“Shumica e njerëzve LGBTI që unë i njoh nuk janë të gatshëm ta zbulojnë identitetin e tyre seksual para familjarëve të tyre, dhe një pjesë e tyre për shkak të frikës përfshihen në martesa heteroseksuale, dhe kjo sigurisht qon në kualitet shumë të dobët të jetës”, shprehet ai.

A.T gjithashtu tregon që nëse personat e komunitetit nuk kanë shprehje gjinore e cila korrespondon me pritshmëritë e shoqërisë atëherë ata bien pre e bulizmit pasi nuk konsiderohen mjaftueshëm “burrëror”. Bulizmi po qon edhe një shkallë të theksuar të papunësisë midis komuniteti për shkak të diskriminimit dhe atmosferës së papërshtatshme në vende të punës.

Raporti i bërë nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) tregon që mbi 40 për qind e të anketuarve kanë qenë të abuzuar verbalisht në mënyrë publike kurse 10 për qind kanë treguar që janë rrahur dhe kërcënuara. Në mesin e te gjithë të anketuarve pavarësisht nëse janë homoseksual publikisht apo jo, 50 për qind thonë së kanë frikë për shkak te përhapjes së gjerë të homofobisë dhe abuzimit.

Laureta* me orientim biseksual, duke u bazuar ndaj apatisë dhe armiqësisë publike që shoqëria e Kosovës ka ndaj komunitetit thotë që siguria është emocioni i fundit që një person i cili i përket komunitetit mund të ndjejë në Kosovë.

“Mungesa e informatave dhe qëndrimet negative ndaj këtij komuniteti kanë shkaktu që shumë persona me u fy, sha, rreh e abuzu para syve të institucioneve qe shpesh herë nuk kanë reagu pa i’u bashkëngjitë presioni mediatik”, thotë ajo.

Këtë mendim e  mbështet edhe A.T i cili konsideron arsye kryesore të paragjykimeve të jetë mosnjohja dhe mungesa e informacionit. Sipas tij, sa me të edukuar janë njerëzit aq më pak paragjykues janë. Përveç mungesës së informacionit, faktor tjetër konsideron të jetë feja.

“Dihet që sistemet fetare kanë një gjenealogji të rreptë hetoro-normative dhe një formë e tillë e shprehjes njerëzore konsiderohet si jonormale, mëkat, dhe vepër e urryer nga Zoti. Shumë shpesh komentet më urrejtëse dhe nxitjet për dhunë vijnë nga klerikët fetarë dhe ndjekësit e tyre”.

Një raport i vitit 2015 nga Shoqata Ndërkombëtare Lezbike, Gay, Biseksuale, Trans dhe Interseks (ILGA) vëren se gjuha e urrejtjes kundër komunitetit LGBT ndodh në shkolla, nga figura fetare dhe nga klube të tifozëve të sportit, si dhe përmes mediave sociale dhe portalet e mediave në internet, ku “mbetet shumë e zakonshme”. ILGA raporton se një anëtar parlamentar nga Partia e Drejtësisë “e ka quajtur haptas homoseksualitetin një sëmundje dhe devijim dhe u bëri thirrje të tjerëve të ndalojnë mbështetjen e devijimit në Kosovë”.

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) në Prishtinë, ofron ndihmë ligjore falas për personat LGBTI siç tregon Drejtori Ekzekutiv, Arbër Nuhiu. Rastet e raportuara CSGD, i dokumentojnë nëpërmjet zyrtarëve ligjorë të cilët përveç dokumentimit, ofrojnë edhe ndihmë juridike falas.

“Kjo ndihmë nënkupton informimin e viktimës për të drejtat e tij/saj, procedurave që duhet t’i ndjekë, mundësive ekzistuese brenda legjislacionit të Kosovës, institucioneve të rendit e ligjit etj. Ne inkurajojmë secilën viktimë të dhunës që paraqitet te ne, që rastin ta raportojë në polici”, tregon Nuhiu për Telegrafin.

Nuhiu thotë që përveç ofrimit të ndihmës juridike falas, CSGD ofron edhe shërbime të tjera varësisht nga nevojat e tyre. Ofrohen sesionet psiko-sociale në rast të vështirësive emocionale të viktimës dhe traumave nga përjetimi i dhunës, shërbime të tjera shëndetësore, dhe strehim të përkohshëm nëse vlerësohet që është e nevojshme.

“Të dy organizatat (CSGD dhe CEL), kemi punuar shumë që të arrijmë në ndërtimin e një strehimore për personat LGBTI në Prishtinë, pasi që strehimoret ekzistuese nuk kanë pranuar, përveç një rasti ose dy, që të ofrojnë strehim për këtë grup shoqërorë për arsye të ndryshme e shpesh herë jo racionale”, vazhdon ai.

Pjesa dërrmuese e personave të komunitetit LGBTI të pyetur për tu intervistuar rreth kësaj çështje, nuk kanë pranuar të flasin shkaku i frikës ndaj qëndrimeve dhe paragjykimeve homofobike që shoqëria shqiptare ka për këtë komunitet.

*Emrat janë ndryshuar për të ruajtur anonimitetin e të intervistuarve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori