LAJMI I FUNDIT:

Pas pandemisë dhe grevave, nxënësit nisin mbarë vitin e ri shkollor

Pandemia me COVID-19 dhe greva e SBASHK-ut kanë bërë që në vitet paraprake të mos kemi fillim të rregullt dhe mbarëvajtje të mirë mësimore.

E në këtë vit, çdo gjë shkoi sipas planifikimit me vetëm një telash, kompletimi i teksteve shkollore. Fëmijët ishin të entuziazmuar gjersa bashkë me prindërit e tyre shkuan në objektet shkollore, aty ku mësim nxënia është e larmishme e socializmi është pjesë e saj.

Kushtrim Peqani, njëri nga prindërit tha se këtë vit i është dashur që të angazhohet vet në blerjen e teksteve shkollore.


Kushtrim Peqani, prind /Foto: Ridvan Slivova/

Ai tha se ka pasur mungesë të disa librave, të cilat siç tha ai presin që të botohen në ditët e ardhshme.

Në ditën e parë të shkollës, Konjufca me bashkëshorten shoqërojnë të entuziazmuar vajzën e tyre
Lexo po ashtu Në ditën e parë të shkollës, Konjufca me bashkëshorten shoqërojnë të entuziazmuar vajzën e tyre

“Ka shkuar në vitet e kaluara, veçse ndryshimi ka qenë që është dashur të angazhohem vet që t’i blej pajisjet shkollore. Për klasën e tretë i kam blerë dje, përveçse ka pasur mungesë të disa librave të cilat nuk janë botuar akoma në Dukagjin”, ka thënë ai.

Edhe, Amira Imeri për Telegrafin tha se janë përgatitë pjesërisht që fëmija i saj të fillojë shkollën, pasi është duke pritur të blejë disa tekste shkollore.

Amira Imeri, prind /Foto: Ridvan Slivova/

“Pjesërisht pasi ende po presim tekstet shkollore, e për tjerat jena përgatitë ”, tha ajo.

Po ashtu edhe Fatlume Gjigolli-Bujupaj u shpreh se i ka përfunduar më herët blerjen e teksteve shkollore.

Fatlume Gjigolli-Bujupaj, prind /Foto: Ridvan Slivova/

“Po i kemi përfunduar paraprakisht më herët, mirë ka shkuar. Telashe s’ka pasur diçka, gjithçka në rregull ka shkuar”, tha ajo.

Ekipi i Telegrafit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në dy shkollat, “Faik Konica” dhe “Naim Frashëri”, në Prishtinë. /Telegrafi/

Fillimi i vitit shkollor në ShFMU “Faik Konica”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Fillimi i vitit shkollor në ShFMU “Faik Konica”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Fillimi i vitit shkollor në ShFMU “Faik Konica”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Fillimi i vitit shkollor në ShFMU “Naim Frashëri”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Fillimi i vitit shkollor në ShFMU “Naim Frashëri”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/
Fillimi i vitit shkollor në ShFMU “Naim Frashëri”, në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori