LAJMI I FUNDIT:

Në ditën e parë të shkollës, Konjufca me bashkëshorten shoqërojnë të entuziazmuar vajzën e tyre

Në vendin tonë sot ka filluar viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar. Në fytyrat e nxënësve vërehej gëzimi dhe entuziazmi teksa të shoqëruar nga prindërit e tyre  shkonin në shkollë.

Në oborrin e Shkollës Fillore e Mesme e Ultë (ShFMU) “Faik Konica” në Prishtinë është parë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, shoqëronin njërën nga vajzat e tyre, që sivjet do t’i ndjek mësimet në klasën e dytë.


Konjufca për Telegrafin foli për përgatitjet që ia kanë bërë vajzës së tyre për fillimin e vitit të ri shkollor si dhe për blerjen e teksteve shkollore.

Ai u shpreh optimist se javën e ardhshme të gjithë nxënësit do të pajisen me tekste shkollore.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca /Foto: Ridvan Slivova/

Sipas tij, edhe pse me vonesë ky është një vendim që  është marrë nga MASHTI-i.

“Jam prind i dy vajzave, e njërën e kam në këtë shkollë. Ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme të gjithë do të jenë të pajisur me tekste. Mendoj që mund të rregullohet dhe më mirë, këtë vit filloi kështu e vitin e ardhshëm mund të përmirësohet si situatë. Ka qenë në formë të aplikacionit [për subvencionim] nuk ka qenë vështirë. Ndoshta për ndonjë prind ka mundur të ketë vëshitrësi”, ka thënë Konjufca.

I pyetur se si po ndihet Konjufca teksa përcjell fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ai tha se “një prind ndihet gjithmonë i gëzuar kur e sjell fëmijën e vet në shkollë”.

Edhe bashkëshortja e Konjufcës, Emira Bajçinca – Konjufca për Telegrafin tha se aplikimi online në e-Kosova ishte i thjeshtë për mjetet e destinuara për tekste shkollore.

Ajo tha se i kuptojnë disa prind që kanë vështirësi në aplikim, por siç tha ajo nuk është hera e parë që ajo e përdor këtë platformë.

Emira Bajçinca – Konjufca /Foto: Ridvan Slivova/

“Mbase unë kam aplikuar dhe më herët online në situata të ndryshme, kështu që nuk ka pasur ndonjë vështirësi. Jemi vigjilentë që mund të ketë vështirësi për disa prindër, qasja online dhe disa procedura të tjera që i nevojitet një aplikacioni”, u shpreh Bajçinca-Konjufca.

Nëse ia ka kompletuar vajzës të gjithë tekstet shkollore që duhen për klasën e dytë, zonja Bajçinca -Konjufca theksoi se duhej pritur për ndonjë tekst shkollor.

“Dje kur kemi shkuar bashkë që t’i blejmë librat për vajzën, na treguan që me lëndën Edukatën Figurative duhet të presim pak për klasën e dytë, derisa të merret një vendim nga ministria. Besoj që edhe ajo do të rregullohet shumë shpejt”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori