LAJMI I FUNDIT:

Pas pagesës Rusisë rikthen rrymën për Bjellorusinë

Pas pagesës Rusisë rikthen rrymën për Bjellorusinë

Rusia ka njoftuar se do e rikthej furnizimin me energji elektrike për Bjellorusinë të premten, pasi Minsku e ka bërë pagesën e një borxhi. Zëdhënësi i prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike në Rusi, RAO UES, ka konfirmuar se “energjia elektrike do ju rikthehet bjellorusëve brenda dy ditësh.

Deklarimi i këtij zëdhënësi është bërë pasi Ministrja e Energjisë së Bjellorusisë, Ludmilla Zenkoviq, ka thënë se kompania shtetërore e energjisë elektrike e vendit të saj, ka bërë pagesën që ja kishte borxh Rusisë. Rusia ja ndërpreu energjinë elektrike Bjellorusisë të mërkurën për shkak të një fature të papaguar, që besohet se arrinte vlerën e mbi 21 milionë dollarëve. /Telegrafi/