LAJMI I FUNDIT:

Pas laserëve, Vetëvendosje do të provokojë edhe me pistoleta me ngjyrë?

Pas laserëve, Vetëvendosje do të provokojë edhe me pistoleta me ngjyrë?

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka në plan të ndalet me aksionet e saj. Edhe nëse i ndanë rrugët me AAK-në dhe Nismën për Kosovën, ajo e vetme do ta vazhdojë kundërshtimin e saj brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.

Gjetja e metodave “kreative” për të kundërshtuar zyrtarët e Qeverisë mbetet prioritet për Lëvizjen Vetëvendosje.


Përdorimi i laserëve dje në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte vetëm një prej metodave të reja të tyre.

Por, në sekretariatin organizativ të Vetëvendosjes, mësohet se janë duke u diskutuar edhe gjetje të tjera për kundërshtimin e koalicionit qeveritar, të cilat gjithsesi që do ta përshkallëzonin edhe më shumë situatën politike në vend.

Njëra prej këtyre metodave është edhe përdorimi i pistoletave të ujit për t’i ngjyrosur politikanët, ku në vend të ujit planifikojnë t’i mbushin me ngjyrë të kuqe të holluar.

Burime brenda Vetëvendosjes bëjnë të ditur për lajmi.net, se kjo metodë është kundërshtuar nga disa prej zyrtarëve në këtë subjekt politik, për shkak se do të mund të ishte tragjike për ndonjërin prej aktivistëve të saj, ngaqë në momentin që nxirret një pistoletë dhe i drejtohet një zyrtari, policia apo sigurimi i tij e ka për obligim të reagoj dhe ai nuk mund ta di nëse është pistoletë lodër apo e vërtetë.
Megjithatë, ende nuk është hedhur poshtë dhe pas përdorimit të laserëve mbase edhe mund të përdoret ditëve të ardhshme edhe kjo metodë e re.

Hiç më larg se sot, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me aksionet e saj opozitare, duke përmbysur sërish edhe një kamion tjetër.