LAJMI I FUNDIT:

Pas Kurtit, Pacolli takohet edhe me Haradinajn

Pas Kurtit, Pacolli takohet edhe me Haradinajn

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe lideri i AAK-së njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili ka theksuar se takimi është mbajtur në shtëpin e Pacollit ku është diskutuar për krijimin e institucioneve të reja.

Takohen Pacolli e Kurti, diskutojnë rreth PAN-it
Lexo po ashtu Takohen Pacolli e Kurti, diskutojnë rreth PAN-it

“Po ka pasur një takim ndërmjet z.Haradinaj dhe kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli në shtëpinë e këtij të fundit. Ka qenë një takim konstruktiv, një takim shumë miqësor dhe tema e vetme e këtij takimi ka qenë krijimi i institucioneve të vendit kjo në frymën e situatës së krijuar politike në vend”, ka thënë Nitaj.


Ai ka theksuar se ka pasur një dakordim ndërmjet Haradinajt dhe Pacollit se vendi ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve të reja.

I pyetur rreth asaj se a ka pasur ndonjë marrëveshje për ndonjë bashkim të mundshëm të AKR-së me PAN-in, Nitaj ka thënë se “nuk mund të spekulojë më tepër për rezultatet e këtij takimi sepse edhe ashtu ka pasur mjaftë spekulime”.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar edhe kandidatin për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti. /Telegrafi/