LAJMI I FUNDIT:

Pas anulimit të festivalit, Eurovision konfirmon: Këngët e sivjetme nuk do të pranohen vitin e ardhshëm

Pas anulimit të festivalit, Eurovision konfirmon: Këngët e sivjetme nuk do të pranohen vitin e ardhshëm
Eurovision (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Këngët që janë futur në këtë vit në garë për “Eurovision” nuk do të jenë të pranueshme në vitin 2021, konfirmuan prodhuesit e ngjarjes të premten.

James Newman u zgjodh si përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar dhe po shpresonte që kënga e tij “Last breath” mund të sillte suksesin e shumëpritur, megjithatë tani është bërë e qartë se ai nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë me atë këngë.

Konkursi i vitit 2020 ishte paraparë të mbahej në Roterdam por u anulua javën e kaluar për shkak të frikës së coronavirusit, shkruan DailyMail.


Përkundër kësaj, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka thënë që vendet ende mund të dërgojnë të njëjtin artist, për të cilin kishin shpresuar se do t’i përfaqësonte ata në atë që do të kishte qenë edicioni i 65-të këtë vit.

Në vend të kësaj, EBU gjithashtu tha se po planifikonte të ‘nderonte këngët dhe artistët’ të zgjedhur për të interpretuar këtë vit me një ngjarje në internet.

Një deklaratë ata thanë: “Ne kemi qenë të mbingarkuar me dashurinë që familja e Eurovision Song Contest ka ndarë që nga vendimi i vështirë për të anulluar ngjarjen e vitit 2020”.

“EBU është shumë i vetëdijshëm për sa do të humbasë gara muzikore “Eurovision” këtë vit. Vlerat e konkursit të universalitetit dhe përfshirjes, dhe tradita jonë krenare e festimit të diversitetit përmes muzikës, janë të nevojshme tani më shumë se kurrë”.

“Si e tillë, EBU dhe anëtarët e saj aktualisht janë duke eksploruar programim alternativ, por jo një konkurs, për të ndihmuar në bashkimin dhe argëtimin e audiencës në Evropë gjatë këtyre kohërave të vështira”, thuhej tutje në deklaratë.

“Është qëllimi ynë me këtë programim, dhe në platformat tona online në muajt e ardhshëm, të nderojmë këngët dhe artistët që janë zgjedhur për Eurovision Song Contest 2020”, kanë thënë tutje EBU.

“Duke pasur parasysh këtë, bordi drejtues i këngëvetë garës, ka vendosur që, në përputhje me rregullat e “Eurovision”, këngët e këtij viti nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë kur konkursi të rikthehet në vitin 2021”.

Sipas gjykimit të tyre, shtetet pjesëmarrëse mund të vendosin se cilin artist të dërgojnë në vitin 2021, qoftë përfaqësuesi i këtij viti ose një i ri.

“Eurovisioni” vitin e kaluar u mbajt në Izrael (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

“Ne kërkojmë durimin tuaj të vazhdueshëm ndërsa punojmë përmes implikimeve praktike të këtyre ideve në ditët dhe javët e ardhshme”, thanë më tej EBU.

“Eurovisioni” është ndër ngjarjet e shumta argëtuese të profilit të lartë të prekur nga shpërthimi i coronavirusit, përfshirë festivalet ‘Glastonbury’ dhe ‘Coachella’.

Vendimi për të anuluar ngjarjen u mor nga EBU, të cilët janë prodhuesit e festivalit dhe lajmi u bë i ditur përmes Twitterit të mërkurën.

Shqipëria këtë vit pritet të përfaqësohej në “Eurovision” nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, versioni anglisht i së cilës u konvertua në “Fall from the sky”, e që u publikua vetëm disa javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina

"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Magazina
Kalo në kategori