LAJMI I FUNDIT:

“Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

“Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta”, Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, atmosfera para gjumit ka sjellë një moment të tensionuar mes Gjestit dhe Eglit.

Gjesti, i zhytur në krijimtarinë e tij artistike, po punonte mbi një këngë të re, por duket se përmbajtja e saj ka ngjallur kureshtjen e Eglit.

Teksa ajo lexonte disa vargje, nuk vonoi të pyesë Gjestin:


Egli: Çfarë është ajo?

Gjesti: Personale e imja.

Egli: Për çfarë, për kë? Më takon ta di.

Gjesti: Është nga shpirti.

Egli: Më takon ta di… Janë dedikime? Janë fraza me kuptim të fshehtë?

Gjesti: S’është e vërtetë.

Egli: Nuk më bën më budallaqe! Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta: “Të lutem, kuptomë.” Çfarë duhet të kuptojë? Që po bën këtë lojë me mua?

Gjesti: Po të them, është diçka personale.

Egli: Arti është në tekst, por ato dy anësoret janë një mesazh për jashtë! Kujt po ia çon?

Kjo bisedë ka lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi ndjenjat dhe mesazhet e fshehura mes dy banorëve.

A është thjesht një këngë apo një mesazh i koduar për dikë jashtë shtëpisë? Atmosfera mes tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç pak lërmë këtu", momenti emocional kur Gjesti nuk i largohet nënës së tij nga kraharori

Magazina
Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety”

Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një energji fantastike, në studio vallëzohet me hitin viral “Anxiety”

Magazina
Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

Magazina

"Unë krejt për ju i kam bërë” - Momente prekëse kur Gjesti më në fund takohet me babain dhe nënën e tij

Magazina
Valbona eliminohet nga televotimi kokë më kokë me Laertin

Valbona eliminohet nga televotimi kokë më kokë me Laertin

Magazina
Sfida e javës sjell momente epike dhe të qeshura pa fund, Danja përfundon duke u rrëzuar

Sfida e javës sjell momente epike dhe të qeshura pa fund, Danja përfundon duke u rrëzuar

Magazina
Kalo në kategori