LAJMI I FUNDIT:

Pas akuzave të Thaçit ndaj Kurtit flasin Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci

Pas akuzave të Thaçit ndaj Kurtit flasin Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci

Presidenti Hashim Thaçi kishte akuzuar Albin Kurtin se ka marrë pjesë ne koncertet e “Bjello Dugmës” në kohën kur Serbia i dha atij 20 vite burg për aktivitetet me UÇK-në.

Kësaj deklarate të Thaçit i janë përgjigjur dy zyrtaret e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavci në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

“Nga ky person nuk mund të presë deklaratë tjetër pasi ai është kryesori pse sot në Kosovë e kemi Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.


Haxhiu thotë se Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht kundër Gjykatës Speciale duke kundërshtuar edhe në Kuvend.

“Tash Hashim Thaçi kur ka dëgjuar se po thirret si i dyshuar apo akuzuar, ai hedh gurë mbi Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë më tej Haxhiu.

Nga ana tjetër Nagavci thotë se Thaçi është përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet sot Kosova.

“Nuk besoj se e merr kush seriozisht mënyra se si flet ai me mllef ndaj zotit Kurti. Problemi është se këtë person konfliktuoz e kemi president të vendit. Unë do t’ia kisha bërë atij dy pyetje: Pse nuk e paditi Dick Marty-n kur kishte paralajmëruar disa herë? Dhe e dyta: Si i ndryshoi ai raport me Lajçakun?”, tha Arbërie Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori