LAJMI I FUNDIT:

Pas 30 vitesh karrierë, pensionohet gazetari Ilir Ikonomi, jep edicionin e fundit të lajmeve në “Zërin e Amerikës”

Pas 30 vitesh karrierë, pensionohet gazetari Ilir Ikonomi, jep edicionin e fundit të lajmeve në “Zërin e Amerikës”

Pas tre dekadash tek Zëri i Amerikës, gazetari Ilir Ikonomi drejtoi të premten emisionin e fundit të një karriere, gjatë së cilës ka mbuluar ngjarje madhore në Shtetet e Bashkuara, Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku ka publik shqipfolës.

Ai dha edhe edicionin e fundit të lajmeve sonte për audiencën e Zërit të Amerikës.

“Përpara se të ndahemi, do të desha t’ju njoftoj se kjo është dita ime e fundit në Zërin e Amerikës. Pas kësaj, unë dal në pension për të ndjekur pasione të tjera në jetën time. Pas pothuajse tre dekadash, ndihem i privilegjuar që punova në këtë institucion kaq të respektuar që tradicionalisht njihet si zëri i së vërtetës. Por unë do të desha t’ju them ju të gjithëve, shikuesve tanë: ju faleminderit për mundësinë që më dhatë për të hyrë në shtëpitë tuaja, për të folur hapur me ju, për të ndarë me ju lajmet nga Amerika dhe nga bota”, tha ai gjatë përshëndetjes së tij.


Ai kujtoi njërën nga ngjarjet të cilën e quajti si më kulmore të karrierës së tij, e që është 12 qershori i vitit 1999.

“Në këto momente kujtoj njërën nga ngjarjet kulmore të karrierës sime – 12 qershorin e vitit 1999 kur hyra në Kosovë bashkë me trupat e NATO-s dhe raportova prej andej për Zërin e Amerikës me një telefon satelitor. Ngjarje si kjo dhe të tjera do të mbeten të pashlyera në kujtesën time. Kur u krijua Zëri i Amerikës rreth 80 vjet më parë, prezantuesi i saj William Harlan Hale, tha disa fjalë monumentale që ne i përmendim vazhdimisht si kredon tonë. Ai tha: “Lajmet mund të jenë të mira për ne, ose të këqia. Ne do t’ju themi të vërtetën.”, theksoi Ikonomi.

Gazetari Ikonomi po ashtu u shpreh se “Të raportosh të vërtetën nuk është diçka e lehtë sepse kërkon guxim, kërkon punë”.

“Dhe unë besoj se gazetarëve të Zërit të Amerikës, që punojnë jashtë ndërhyrjes nga qeveria, mund t’u njihet plotësisht kjo meritë. Prandaj them se për mua ka qenë një nder, nëse kam ndihmuar sado pak në këtë përpjekje. Për Zërin e Amerikës, unë jam Ilir Ikonomi. Natën e Mirë!”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori