Përfaqësuesit e partive shqiptare në Parlamentin e Kosovës, kanë theksuar se e përshëndesin iniciativën e presidentit, por se më rëndësi është që përmes këtij projektligji FSK-ja t’i ketë kompetencat e një ushtrie.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë për Telegrafin se të gjitha partitë politike shqiptare janë pro themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai duke folur për procedimin e projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se është mirë nëse kemi arritur t’i bindim partnerët tonë për këtë ndryshim, është shumë pozitiv, sepse nuk mund të bëhet armatosja e kësaj force në mënyrë klandestine.
“Tani pajtueshmëri ka te partitë shqiptare, por kemi të bëjmë më çështje procedurale dhe Kushtetuese”, ka shtuar ai.
E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, duke e komentuar iniciativën e presidentit të vendit, ka thënë se janë të njohura pengesat që deputetët serbë, të ndikuar sipas tij, nga Beogradi, i paraqesin kundrejt transformimit të Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).
Ai ka thënë se “në frymën e Rezolutës së Parlamentit të Kosovës, në lidhje me transformimin e FSK-së në FAK, është obligim i të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, që të gjejnë rrugë kushtetuese dhe ligjore gjithnjë në bashkërendim me SHBA dhe NATO, ashtu që FSK-ja të mandatohet edhe me mision ushtarak të karakterit mbrojtës”.
“Uroj që nisma e presidentit Thaçi të jetë e sinqertë gjithashtu e bazuar në nevojat e kohës dhe të jetë e pakontestuar nga partnerët strategjik. Si deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë, gjatë procedimit të ligjit, do të jap komente që e ndihmojnë procesin e transformimit”, ka shtuar Quni.
Ai ka thënë se me ndihmën dhe ekspertizën në fushën e së drejtës kushtetuese, ligjore dhe ushtarake do të mundohen që të sqarojnë sipas tij, të gjitha dilemat e ngritura në lidhje me emërtimin, misionin, financimin, afatet etj.
“Është me rëndësi të kuptohet nga qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, nga shtetet fqinje dhe nga skeptikët brenda komunitetit ndërkombëtar, se ushtria e Republikës së Kosovës do të jetë garantuese e paqes dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që aspiron në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe”, ka shtuar Quni.
Ndërkaq shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka theksuar për Telegrafin se për grupin parlamentar të cilin ai e përfaqëson, rëndësi primare ka përmbajtja e projektligjit.
Ai ka thënë se duhet të shihet nëse me këto ndryshime FSK-ja i merr kompetencat e ushtrisë e cila e ruan dhe e mbron territorin.
“Besoj se ju kujtohet më herët se deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e pati iniciuar një procedurë dhe një debat të tillë në parlament, kjo për arsye se dihet mirë se lista serbe nuk e voton ndryshimin e Kushtetutës dhe emrit të FSK-së”, ka shtuar Lekaj.
Ai ka thënë se për ata është me rëndësi që më ketë ndryshim fushëveprimtaria dhe kompetencat e FSK-së të jenë sikurse të një ushtrie.
Ndryshe, sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dorëzuar sot kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, projektligjin për FSK-në. Projektligji për FSK-në ka për qëllim ndryshimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas dorëzimit të projektligjit, presidenti Thaçi ka thënë se projektligjin në fjalë e ka inicuar duke u mbështetur në kompetencat që i jep Kushtetuta e Kosovës, ligji për Presidentin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë