Parshikimet e legjendave për duelin e madh Wilder – Fury

Gerry Cooney kishte talentin për të lansuar goditje të forta me të majtën. Por, kampioni i kategorisë së rëndë, Deontay Wilder, ka fuqi edhe më të fortë goditëse të nokautit.
Kjo pikërisht është arsyeja pse Cooney zgjedh “Bombarduesin e Bronztë” që të mbrojë suksesshën titullin e tij në WBC ndaj ish-kampionit, Tyson Fury mëngjesin e të dielës në Staples Center të Los Anxhelesit.
Wilder i cili është 33 vjeçar nga Tuscaloosa (Alabama) ka 40 fitore dhe asnjë humbje, 39 me nokaut, kurse britaniku Fury është nga Anglia dhe po ashtu ka 27 fitore pa asnjë humbje, me 19 nokaute.
“E dua Tyson Furyn“, thotë Cooney, i cili në vitin 1982 u bë i njohur për luftën e tij me Larry Holmes.
“Mendoj se ai është një promotor i mrekullueshëm i vetes së tij dhe ai bëri punë të mirë me Wladimir Klitschkon, duke shfrytëzuar fintet e tij dhe duke e larguar Klitschkon nga plani i tij”.

Fury i mori tri titujt e Klitschkos me anë të vendimit të gjyqtarëve në nëntor të vitit 2015. Furyt i ishte larguar një brez pasi nënshkroi me Klitschkon për një revansh, luftë që kurrë nuk ndodhi – dhe kështu ju morën edhe dy brezat tjerë duke u fokusuar në depresionin dhe rikuperimi nga droga e alkooli.
“Deontay është lloj tjetër i luftëtarit. Fury lufton me shpejtësi të vogël. Deontay lufton në shpejtësi shumë të madhe. Kështu që nëse Deontay e zë Furyn dhe e godet mirë, mendoj se do të jetë fundi për britanikun. E admiroj Furyn, por mendoj se ka gabuar me pemën që ka zgjedhur për të marrë frytet që i kërkon”, deklaroi Cooney.
Ish-boksieri 62 vjeçar i dha më pas komplimentin e përkryer Wilderit.
“Mendoj se Deontay është lloj tjetër i bishës. Ai hyn në formë agresive dhe përfundon punën me kundërshtarët. Urrej të zgjedh, por dikush do të humbë. Unë po e zgjedh Deontayn për një nokaut dhe mendoj se përfundon për katër ose pesë raunde”, përfundoi ai.
Ish-kampioni i kategorisë së rëndë, Riddick Bowe ishte i shpejt në përzgjedhjen e tij.
“Nëse Wilder del dhe është serioz, atherë ai do ta mposhtë lehtë Furyn. Parashikimi im është Wilder me nokaut”, theksoi Bowe.

George Foreman ishte më i kujdesshëm me në analizën e tij.
“Jam adhurues i madh i Deontay Wilder dhe jam i impresionuar me Tyson Furyn se si e shmangu Klitschkon. Unë e shoh këtë ndeshje në 12 raunde, për shkak të gjatësisë së tij”.
“Gjëja e madhe për këtë luftë është se ne po flasim për këtë. Mendoj se Wilder në fund do të fitojë me vendim të ngushtë të gjyqtarëve”, u shpreh Foreman.
Të gjithë janë të impresionuar kur flet Evander Holyfield, një kampion i cili bën të gjithë komunitetin ta dëgjojnë kur flet. Edhe ai ishte i kujdesshëm në përzgjedhjet e tij.
“Fury ka shumë shkathtësi, ai është i çuditshëm dhe ka duar të gjata. Ai ka reflekse të mira dhe është i fortë. Deontay ka nevojë që të jetë i pari në sulm dhe nuk duhet ta presë Tysonin. Tyson gjithmonë ka qenë luftëtari më i madh. Me Deontayn, është e njëjta gjë”.
“Mendoj se mund të jetë e vështirë për Wilderin dhe në atë moment Fury ka përvojë dhe shumë triqe. Mendoj se fuqia e “Bombarduesit të Bronztë” është e madhe dhe ai mund të fitojë herët. Por, Tyson mund ta frustrojë atë dhe të shkojë në distancë, e në atë formë mund të fitojë britaniku”, thotë Holyfield.

Goditjen e “Bombarduesit të Bronztë” e lëvdon edhe Mike Tyson, por beson në gjasat që posedon britaniku.
“Edhe pse goditja e Wilder është e fortë, asgjë nuk mund ta krahasojë me fuqinë mentale të Furyt të cilën ai e ka treguar brenda dhe jashtë ringut”.
“Do të jetë duel shumë i ngushtë, por Fury mendoj se ka gjasa reale për të fituar”, deklaroi Mike Tyson.
Fury ose Wilder, kush do që fiton duelin, do të përballen me Anthony Joshuan më 13 prill, duel ky që konsiderohet si unifikues i brezave në kategorinë e rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker