LAJMI I FUNDIT:

Lennox Lewis analizon Wilderin dhe Furyn: E vështirë të përcaktoj një fitues

Lennox Lewis analizon Wilderin dhe Furyn: E vështirë të përcaktoj një fitues
LOS ANGELES, CA - OCTOBER 03: Professional boxers Deontay Wilder (L) and Tyson Fury butt heads onstage during their press conference to promote their upcoming December 1, 2018 fight in Los Angeles at The Novo by Microsoft on October 3, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Victor Decolongon/Getty Images)

Ish-kampioni i pa kontestuar në kategorinë e rëndë të boksit, Lennox Lewis, e ka të vështirë të zgjedhë fituesin e duelit të madh në kategorinë e rëndë në boks mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury që zhvillohet mëngjesin e të dielës në Los Anxheles.

“Fury po e merr luftën e tij shumë seriozisht. Ju mund ta shihni këtë edhe me peshën që ai ka humbur. Por, askush nuk mund të thotë se çka do të ndodhë derisa këta dy të hynë në ring”.


“Por, Tyson Fury më befason. Ai këtë e ka bërë edhe me Klitsschkon, ai ndezet. Fury lëviz vërtet mirë dhe është një goditës, kurse Wilder ka një të djathtë të madhe, ndaj një boksieri të madh. E gjitha do të jetë nëse Fury do t’ia dalë që të perceptojë lëvizjet e Wilderit”.

Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver

“Lufta në SHBA nuk do të ndikojë te Fury, sepse mentaliteti i tij do të jetë i njëjtë. Ai po përballet me një njeri në ring. Kjo nuk ndryshon asgjë. Por, është mirë që ai po lufton përreth botës dhe në SHBA”.

Gjithçka rreth duelit Fury vs Wilder (Foto/Video)
Lexo po ashtu Gjithçka rreth duelit Fury vs Wilder (Foto/Video)

“Deontay ka një të djathtë që mund ta ndryshojë luftën në secilin moment, por që të dy janë goditës të mirë, por shumica po shikojnë kah Wilderi për shkak të fuqisë së tij. Gjyqtarët, nuk mendoj se do të ndikohen aq shumë nëse ndeshja do të shkojë në 12 raunde. Ju e shihni këtë të ndodhë në Las Vegas, por nuk e shoh duke ndodhur në Los Anxheles, që gjyqtarët të favorizojnë dikë”.

Foto: Mike Stobe/Getty Images/Guliver

“Kjo luftë është e gjitha për Tyson Furyn që është më shumë një boksier dhe nëse ai mund të frustrojë kundërshtarin. Nëse Deontay nuk mund ta godasë atë, atëherë kjo do të thoët se ai më parë nuk ka boksuar ndaj një boksieri të tillë të madh dhe kjo vërtet mund të funksionojë për Furyn”.

“Kë e preferoj të fitojë? Nuk ka lidhje për mua, të dy janë luftëtarë të mëdhenj dhe besoj se varet nga ajo se kush e do më shumë fitoren”.

“Fury nuk është një cak i lehtë dhe nëse lufta shkon në distancë atëherë Tyson Fury do të fitojë në pikë. Kështu, nuk e di se si do të reagojë Fury nëse e pranon një goditje të madhe dhe nëse Wilder do të jetë në gjendje ta përfundojë luftën, duke parë që Fury di si të shpëtojë në ring nga nokauti”, deklaroi Lennox Leëis.

Deontay Wilder dhe Tyson Fury përballen rreth orës 06:00 të mëngjesit sipas kohës tonë, mëngjesin e të dielës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori