Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 2 prill delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.
Deri te një grevë e përgjithshme sipas tyre mund të vie për shkak të mos miratimit të Ligjit të ri për Paga nga Qeveria e Kosovës.
Për grevën e paralajmëruar në arsim ka folur njohësja e fushës së arsimit, Bardha Qirezi nga instituti EDUTASK, e cila tha se nuk e mirëpresin grevën në arsim.
Qirezi nga instituti EDUTASK tha për Telegrafin se arsimi në Kosovë kishte mjaftë probleme në këto vitet e fundit për shkak të pandemisë COVID-19.
“Fillimisht, ne nuk e mirëpresim një grevë të përgjithshme të arsimit në Kosovë. Kjo për shkak të problemeve të shumta, që kemi pasur viteve të fundit dhe ndikimin e pandemisë. Megjithatë, sindikata i ka pretendimet e veta lidhur me Ligjin e Ri për Pagat, të cilat kanë të bëjnë më së shumti me barazinë para ligjit, kryesisht për punën e bërë të njëjtë dhe pagën e njëjtë ose të krahasueshme”, deklaroi ajo.
Qirezi tutje shtoi, se një grevë e mundshme në institucionet e arsimit nuk do të ishte e mirë as për vetë mësimdhënësit, pasi të njëjtit janë të mbingarkuar me oraret e çrregullta dhe me zëvendësimin e orëve mësimore gjatë ditëve të shtuna.
“Edhe një grevë e përgjithshme e arsimit në Kosovë nuk është e arsyeshme në këtë kohë. Kjo për shkak se nxënësit, studentët mësimdhënësit dhe të gjithë janë mbingarkuar me oraret e çrregullta, që i kanë pasur tash e dy vite për shkak të pandemisë. Po besoj që edhe prindërit, nuk do të pajtohen që fëmijët të zëvendësojnë orët të shtunave, tani që sapo i kemi kryer zëvendësimet që është dashur të bëhen shkaku i pandemisë. Kështu që kjo do të çrregullonte në tërësi sistemin arsimor në Kosovë”, u shpreh Qirezi.
Ajo potencoi se nuk janë vetëm punëtorët e arsimit të përfshirë në valën e përballimit me shtrenjtimin e produkteve në Kosovë.
“Sa iu përket kërkesave që i kanë ata në lidhje me shtrenjtimin e gjërave në Kosovë dhe pagesat shtesë për mësimdhënës, kjo mendoj që nuk është e arsyeshme sepse të gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të barabartë janë duke u përballur me to. Prandaj, plotësimi i kërkesave të një sektori do të shtynte në kërkesa edhe të sektorëve të tjerë dhe të cilat realisht nuk janë të arsyeshme në këtë moment”, përfundoi ajo.
Ndërkaq, për grevën e paralajmëruar nga SBASHK-u janë deklaruar edhe qytetarët.
Qytetarja Besime Batusha në një deklaratë për Telegrafin tha se nuk është e drejtë që shkollat prapë të futen në greva.
Ajo vlerësoi se fëmijët kanë mbetur prapa me mësime edhe për shkak të pandemisë.
“Jo aspak nuk është e drejtë të futën fëmijët prapë në grevë, sepse me shumë vështirësi e rifilluan mësimin dhe pastaj prapë me i fut në grevë, nuk pajtohem aspak. Mjaft ka qenë pandemia. Kanë mbetur shumë prapa fëmijët, është e dhimbshme kjo”, tha qytetarja Batusha.
Mendim të njëjtë ka edhe Adile Mehmeti. Ajo theksoi faktin se nga këto greva fëmijët janë ata që po pësojnë më së shumti.
“Greva nuk është në rregull, sepse mendoj që fëmijët janë ata që po pësojnë në këtë mes nga grevat”, theksoi Mehmeti.
E për Hafize Zukën, mësimdhënësit në Kosovë kanë paga të vogla dhe kanë të drejtë të hyjnë në grevë, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
“Besoj që janë të drejta, sepse arsimi është shumë i rëndësishëm për të rinjtë tanë. Mësimdhënësit i kanë pagat e vogla dhe nëse kanë paga më të larta, do të ketë më shumë sukses”, vlerësoi ajo.
Qerim Hodozi, potencoi faktin që SBASHK-u po e përdorë fuqinë e tij për të shantazhuar me grevë që pastaj po e njëjta po i shkakton dëme sektorit të arsimit në Kosovë.
“Është bërë shumë sistematike kjo puna e grevave dhe po kalon në një lloj shantazhi. Megjithëse e dimë që kriza e përgjithshme globale është e pranishme, por kjo qasje që gjithmonë të hyhet në grevë dhe këtë fuqi që e ka SBASHK-u, kam përshtypjen që po i bënë dëm sektorit të arsimit. E që normalisht në fund pësojnë prindërit dhe nxënësit”, u shpreh Hodozi.
Ndërkaq për Selman Fazliun, grevat e tilla janë politike dhe sipas tij arsimi duhet të trajtohet nga profesionistët.
“Grevat e paralajmëruar janë politike dhe çka është politike është keq. Por, është mirë që arsimit t’i përkushtohen njerëzit e arsimit dhe profesionistët dhe jo politika”, pohoi Fazliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje