Shkretëtira e Saharasë është shndërruar në qendrën e re të tregtisë së kokainës nga Afrika Perëndimore dhe heroinën që vjen kryesisht nga Azia. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë dje Kombet e Bashkuara.
Sipas shefit të antidrogës, paratë që nxirren nga tregtia e drogës përdoren për të financuar terroristët dhe forcat antiqeveritare. Tregtia e drogës në Afrikën Perëndimore po e shndërron drogën në një lloj monedhe shkëmbimi për këtë vend. Terroristët dhe forcat qeveritare nxjerrin shuma të mëdha parash me të cilat blejnë armë, financojnë operacionet e tyre dhe paguajnë mercenarë.
Rajoni i Sahel, një zonë në jug të Saharasë, është shkretëtira e dytë më e madhe në botë dhe pikërisht në këtë zonë kryhen edhe trafiqet më të mëdha. Tashmë nga gamilet tregtia e drogës zhvillohet me avionë të posaçëm kargo. Ajo çka është me të vërtetë e rëndë, është fakti që kjo lidhje mes drogës, krimit dhe terrorizmit është zbuluar shumë rastësisht dhe vetëm pas përplasjes së njërit prej avionëve që transportonin drogë.
Një muaj më parë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së njoftoi se Afrika Perëndimore po shndërrohej në një nga burimet më të mëdha të prodhimit dhe transportit të drogës në botë. Pas këtij lajmi kanë nisur një sërë hetimesh kryesisht nga ana e Interpolit në vende të ndryshme të dyshuara dhe si pasojë janë zbuluar sasi shumë të mëdha kokaine.
Gjatë viteve të fundit, në të gjithë rajonin janë trafikuar 50-60 tonë kokainë dhe ndërkohë janë ngritur edhe laboratorë të posaçëm për përpunimin e drogës, si dhe për prodhimin e drogave të ndryshme sintetike. Duket se sulmet e fundit e kanë ulur numrin e trafikut të drogës dhe sigurisht prodhimit të saj në Afrikën Perëndimore, por situata vazhdon që të jetë alarmante.
Prodhimi dhe trafiku i drogës është vetëm një nga aktivitetet e paligjshme në Afrikën Perëndimore, në fakt për shkak të varfërisë dhe luftërave situata është shumë më dramatike dhe në këto zona lulëzojnë të gjitha trafiqet e paligjshme, ato të emigrantëve, të armëve, të lojërave të fatit, të burimeve natyrore. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar