Paqja e mrekullueshme e Vendenisit: Fotografitë që ju fusin në meditim (Foto)

Është inxhinier i makinerisë, punon që nga lufta e fundit në Kosovë për televizionin publik gjerman, ARD. Është artist i fotografisë, por për vlerat e veprat e tij fatkeqësisht më shumë mësojmë nga mediat e huaja.
Eseisti irlandez, Jonathan Swift, ka thënë se “vizioni është arti për të parë atë që është e padukshme tek të tjerët”. Besnik Hamiti nuk e imponon veten; ai është artist i “padukshëm” i fotografisë, sidomos tek masat në Kosovë. Sepse, për të fotografia është dashuri, e nga dashuria nuk kërkon shpërblime, as famë. Madje, kur fotografitë e tij shpallen më të mirat e javës, të muajit… ato janë të publikuara jo me emrin e tij, por si Vendenis. Bukurinë e padukshmen ai e shpërfaq tek të tjerët, vetëm përmes fotografisë.
Dikujt kjo modesti i duket e çuditshme, sidomos në këtë realitet konfuz të Kosovës, të një kanibalizmi “artistik” për të imponuar emrin me çdo kusht e çdo çmim. Por, jo edhe për ata që kanë fatin ta njohin Besnikun, modestinë dhe erudicionin e tij.
Megjithatë, ai merr “shpërblime”, sepse vlerësimet pozitive për veprat e tij nuk janë të pakta, qoftë nga artistët e fotografisë në botë, e edhe ata në Kosovë që përfaqësojnë si duhet traditën tonë të gjatë në këtë art. E, këto “shpërblime” atij i vijnë në forma të ndryshme, shkruan Telegrafi.
Kështu, kohë më parë, në ballinën e revistës së njohur britanike për fotografi, “Digital Photo”, gjendet fotografia e Besnik Hamitit. Ky lajm në nëntor të vitit të kaluar përshkoi mediat e Kosovës. Fotografitë e tij kandidohen nga të tjerët për çmime, që një kohë të gjatë. Tash vonë, tek ueb-faqja “Shkolla e Fotografisë Digjitale”, fotografia e tij përfshihet në koleksionin e “fotografive të shtigjeve dhe rrugëve që ju udhëheqin”. Ndërsa, një faqe ruse publikon një koleksion mahnitës të fotografive të tij, me titullin: “’Мир прекрасен’ от Vendenis” (“Paqja e mrekullueshme” e Vendenisit).
“Qëllimi i artit është të pastrosh pluhurin e jetës së përditshme nga shpirtrat tanë”, ka thënë Pablo Picasso. Dhe, ky titull i kësaj faqeje shumë të njohur ruse, liveinternet.ru (që sipas alexa.com është e 17-ta në Rusi dhe e 397-ta në botë), shpërfaq më së miri këtë botëkuptim. Sepse, Besniku di ta lexojë të bukurën dhe ta përcjellë atë tek të tjerët.
Bukuria, qetësia, prehja dhe paqja karakterizojnë fotografitë e tij. Ai pasqyron imazhin më të bukur të Kosovës, që do të duhej të na bënte të ndihemi të bekuar për tokën ku jetojmë, e që ta duam e ta shprehim këtë bukuri edhe me veprat tona të përditshme.
Fotografitë e tij të fusin në meditim, e shpesh të lënë pa fjalë. Por, të bëjnë të reflektosh, e ky është një nga misionet e shumta të artit. Ndaj, pa shtuar më shumë fjalë, Telegrafi do t’ju sjellë më poshtë një koleksion të vogël të punimeve të tij, që të njiheni ju vetë me këtë formë meditimi e reflektimi.
Por, për të njohur më mirë punën e “Vendenisit” (për kureshtje të lexuesve, Vendenis është emërtimi i lokalitetit antik në Gllamnik të Podujevës, ku është gjetur mozaiku i Orfeut e Euridikës), mund të shkoni tek profili zyrtar në 500px.com, duke klikuar KËTU, apo tek “Muri” në profilin e tij në Facebook, duke klikuar KËTU.
Shijojeni edhe ju, së paku për pak çaste, mrekullinë e paqes… /Telegrafi/
LEXO PO ASHTU:
Kopertina e “Digital photo”, me fotografinë e Besnik Hamitit
IQ – Në fokusin e kamerës së Lumit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Çfarë është raporti i artë në art?

Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Reportazh nga Pazari i Krujës: Punimet artizanale, drejt zhdukjes në Shqipëri

Tumë ilire në Shpenadi

Prizreni ruan monedhat ilire

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës