LAJMI I FUNDIT:

Papunësia rritet për 18%

Papunësia rritet për 18%

Papunësia në Kosovë në vitin 2014 është rritur për rreth 18 për qind krahasuar me vitin 2013. Shprehur në shifra konkrete, numri i të papunëve është rritur për 31 mijë e 914 persona.

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar anketën e fuqisë punëtore që tregon se papunësia në Kosovë në vitin 2014 ishte 35.3 për qind. Në vitin 2013, niveli i papunësisë ishte raportuar në nivel prej 30 për qind. Kjo ngritje prej 5.3 pika të përqindjes apo rreth 18 për qind është bërë për shkak të rënies së numrit të punësuarve, si dhe rritjes së personave aktivë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vitin e kaluar Agjencia e Statistikave kishte marrë kritika nga shoqëria civile e partitë opozitare për uljen artificiale të numrit të papunësisë përmes rritjes së numrit të personave joaktivë.


Personat joaktivë, konsiderohen atë të cilët nuk ishin as të punësuar e as të papunë, si dhe që nuk kishin kërkuar punë dhe nuk ishin as të gatshëm të fillonin një punë me pagesë.

Raporti për nivelin e papunësisë për vitin 2013 ishte publikuar disa ditë para zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar. Edhe Banka Botërore kishte shprehur rezerva për vonesat e publikimit të raportit për papunësinë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë që kishte rezultuar nga anketat e vitit të kaluar.

Në raportin e Agjencisë për vitin 2014, që është publikuar të martën, janë disa faktorë që kanë ndryshuar krahasuar me raportin e vitit 2013.

Në vitin 2014, ASK-ja thotë se numri i personave aktivë ka qenë më i lartë për 1.1 për qind. “Nga 41.6 për qind e popullsisë, që është ekonomikisht aktive, 35.3 për qind janë të papunë”, thuhet në raportin për papunësinë në vitin 2014. Në vitin 2013 papunësia ka qenë 30 për qind.

Shprehur në shifra konkrete, në vitin 2014 numri i personave të papunë, sipas të dhënave zyrtare, janë 176 mijë e 743 persona. Pra, në vitin 2014 ka 31 mijë e 914 persona më shumë të papunë se në vitin 2013, kur ishin vetëm 144 mijë e 829 persona.

Rritja e numrit të papunësisë, sipas të dhënave të ASK-së, ka ardhur nga disa faktorë. E para është rënia e numrit të personave që janë të punësuar, përkatësisht humbja e vendeve të punës.

Të dhënat flasin se në vitin 2014 numri i personave të punësuar ka qenë 323 mijë e 508 persona apo vetëm 26.9 për qind e personave të aftë për punë. Në vitin 2013, numri i të punësuarve ka qenë 338 mijë e 364, apo 28.4 për qind e personave në moshë pune. Kjo shifër tregon se në vitin 2014 punën e kanë humbur 14 mijë e 856 persona, të cilët kanë qenë në marrëdhënie punë ne vitin paraprak. “Gjatë periudhës trevjeçare (2012 deri 2014), shkalla e punësimit ka ndryshuar pak me një rritje prej rreth 3 për qind nga 2012-2013 dhe një rënie prej 1.5 për qind nga 2013-2014”, thuhet në raportin e ASK-së.

Faktori tjetër që ka ndikuar në rritjen e shkallës së papunësisë ka qenë aktivizimi i personave që kanë qenë të dëshpëruar në vitet e kaluara.

Në vitin 2014 llogaritet se 58.4 për qind e popullsisë në moshë për punë nuk kanë qenë ekonomikisht aktiv. Kjo do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh. Në vitin 2013, niveli i popullsisë joaktive ishte 59.5 për qind.

Në pjesë e personave joaktivë përveç shkallës së lartë të femrave dhe nxënësve janë edhe një shtresë e qytetarëve të aftë për punë, por që janë dëshpëruar për shkak të pamundësisë në të kaluarën për të gjetur një vend pune. “Nga 58.4 për qind e popullsisë në moshë pune, që është joaktive, 18.2 për qind (128,400 persona) nuk kërkonin punë, sepse besonin se nuk ka punë. Punonjësit e dekurajuar përbëjnë 10.7 për qind të popullsisë në moshë pune, me nivele të ngjashme për femrat dhe meshkujt”, thuhet në raportin e ASK-së për vitin 2014.

Numri i personave të dekurajuar ka rënë për 15 mijë e 300. Kaq është numri i personave që në vitin 2013 janë llogaritur si të dëshpëruar, por që në vitin 2014 ka nisur sërish të kërkojë punë dhe rrjedhimisht janë cilësuar si të papunë.

Agron Demi, drejtor i Institutit GAP, thotë se raporti i papunësisë është më real, krahasuar me atë të vitit të kaluar, por prapë është joreal. “Të dhënat e fundit të fuqisë punëtore të ASK-së tregojnë një pasqyrë më reale të papunësisë se sa ajo e disa viteve më parë, por prapëseprapë të dhënat se papunësia është 35.3 për qind nuk janë reale. Madje nëse lexohet në tërësi raporti i ASK-së, edhe aty shihet se metoda e kalkulimit të papunësisë nuk e tregon papunësinë reale në Kosovë”, ka thënë Demi.

Shqetësuese për Demin mbetet niveli shumë i lartë i personave që nuk duan të punojnë apo siç i quan ASK-ja persona joaktivë. “Si mundet një shoqëri me stad të zhvillimit si Kosova të ketë mbi 58 për qind të personave në moshë të punës, të cilët nuk janë persona aktivë, apo persona që “nuk e duan punën”? Kjo për shkak se metodologjia e ASK-së përjashton një numër të madh të atyre që janë të aftë për punë, por të cilët nuk klasifikohen si të papunë”, ka thënë Demi. “Në këtë mes hyjnë studentët, ata që gjatë javës së fundit të anketës janë përfshirë në ndonjë punë të familjes, ata të cilët janë lodhur nga aplikimet e shumta për punë apo ata të cilët nuk mbajnë shpresë se nëse regjistrohen në qendrat e papunësisë mund të gjejnë punë”.

Demi thotë se edhe niveli i punësimit tregon për gjendjen e vështirë të sektorit privat. “Duke marrë parasysh se të punësuar janë rreth 323 mijë persona dhe kur dihet se në sektorin publik janë të punësuar rreth 100 mijë persona, del se afro 1/3 e punësimit bëhet në sektorin publik. Një shifër shqetësuese që e dëshmon gjendjen dëshpëruese të sektorit privat”, ka thënë ai.
Sipas Demit, çereku i të punësuarve kanë punë të paqëndrueshëm. “Po ashtu, edhe ASK-ja e pranon se jo të gjithë këta mbi 323 mijë të punësuar janë të punësuar të rregullt. Mbi 81 mijë nga këta që konsiderohen të punësuar, kanë punësim të paqëndrueshëm, punësim pa kontratë, me ndërprerje kohore dhe me të ardhura të cilat nuk mbulojnë shpenzimet mujore të të punësuarit”, ka thënë ai.

Raporti i ASK-së për anketën e fuqisë punëtore tregon për një dallim të madh gjinor në mesin e të punësuarve. Vetëm 1 në 5 femra në moshë punë janë aktive në tregun e punës, apo 21.4 për qind. Apo vetëm 12.5 për qind e femrave në moshë pune (15-64) janë të punësuara. Pjesa më e madhe e femrave kanë deklaruar se janë joaktive për shkak të obligimeve familjare. “Kjo shkallë shumë e ulët e papunësisë te femrat rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë. Përgjegjësitë familjare ishin arsyeja kryesore për joaktivitetin e femrave në tregun e punës, 38.8 për qind e femrave të intervistuara kanë dhënë këtë arsye”, thuhet në raportin e ASK-së.

Por, i njëjti raport flet për shkallë shumë të lartë të papunësisë tek të rinjtë. “Në vitin 2014, të rinjtë në Kosovë kishin gjasa dy herë më shumë të jenë të papunë krahasuar me të rriturit. Në mesin e personave të moshës 15-24- vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 61.0 për qind ishin të papunë. Papunësia është më e lartë te femrat e reja (71.7 për qind) se te të rinjtë meshkuj (56.2 për qind)”, thuhet në raportin e ASK-së. “Pothuajse një e treta (30.2 për qind) e personave të moshës 15 deri 24-vjeçare në Kosovë nuk ishin në shkollim, punësim apo trajnim. Kjo shifër është 34.0 për qind për femrat e reja krahasuar me 26.6 për qind për meshkujt e rinj”.

Personat që kanë fatin të punojnë llogaritet se kanë një pagë në mes të 300 dhe 400 eurove. “Pagat neto të shumicës së punonjësve ishin midis 300 euro deri 400 euro në muaj. Janë vërejtur dallime shumë të vogla gjinore”, thuhet në raportin e ASK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori