LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në eurozonë nën 10 %

Papunësia në eurozonë nën 10 %

Në eurozonë është ulur numri i të papunëve. Siç raporton agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, përqindja e papunëve në janar ishte 9.9 për qind, hera e parë që përqindja zbret nën nivelin e 10 për qind.

Të dhënat e muajit janar tregojnë se numri i përgjithshëm i papunëve në eurozonë ishte afro 15.8 milionë.

Holanda dhe Austria, kanë numrin më të vogël të të papunëve mes vendeve anëtare të BE-së. Ndërkohë, përqindjen më të lartë e ka Spanja, me 20.4 për qind të popullsisë së papunë. /Telegrafi/