LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në Eurozonë 9.9 %

Papunësia në Eurozonë 9.9 %

Në raportin për punësimin për muajin maj, Eurostat konfirmoi se papunësia në muajin maj nuk ndryshoi në 9.9 për qind të forcës punëtore të bllokut me 17 anëtarë. Të dhënat janë në linjë me pritshmërinë e tregjeve të cilat pavarësisht përmirësimit të sektorit të punës në Gjermani dhe në Francë i kanë konsideruar si të paafta për të ekuilibruar performancën e dobët të ekonomive të periferisë. Eurostat tha se 15.51 milionë qytetarë të Eurozonës janë të regjistruar si të papunë në muajin Maj ose 16 mijë më shumë se një muaj më parë.

Megjithatë krahasuar me një vit më parë punësia paraqet një vlerë 551 mijë më të vogël. Komisioni europian ka thënë se ekonomia në eurozonë por ri-ngrihet nga recensioni dy vjeçar dhe është në një fazë të vetëmjaftueshmërisë, por sektori i punësimit po regjistron mungesë të treguesve që i korrespondon vonesës në trendin e rritjes së ekonomisë.

Sipas Eurostat, niveli më i lartë i papunësisë regjistrohet në Spanje në vlerë afërsisht 21 për qind e totalit të forcës punëtore, ajo pasohet nga Irlanda me papunësinë 14 për qind. /Telegrafi/