Ndalimi i eksportit të grurit nga Serbia për tre muaj ka shkaktuar panik te furrtarët dhe tregtarët e miellit në Kosovë. Kjo pritet të ndikojë menjëherë në shtrenjtimin e bukës dhe miellit. Mungesa e rezervave të grurit ka filluar të ndjehet. Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci thotë se s’ka vend për panik. Sipas tij, janë ndarë 3 milionë euro subvencione për drithëra.
Mungesa e rezervave të miellit mund t’i detyrojë furrtarët kosovarë të shtrenjtojnë sërish çmimin e bukës. Ky shtrenjtim mund të vijë pasi Serbia ka ndaluar eksportin e grurit drejt Kosovës, e cila deri më tani ka eksportuar 80 për qind të grurit nga ky shtet, shkruan Express.
Tani vendi duhet të shikojë alternativa tjera për gjetjen e tregjeve të reja dhe më të lira.
Në anën tjetër, udhëheqësit e Shoqatës së Mullisëve thonë se furrtarët nuk duhet të nguten me shtrenjtimin e çmimit të bukës, por duhet që të gjithë së bashku të gjejnë alternativat për importin e grurit nga vendet tjera, të cilat kanë çmimin më të lirë se Serbia.
Për të ndikuar në uljen e importit të grurit, Ministria e Bujqësisë për këtë vit ka ndarë 3 milionë euro subvencione për drithëra. Kryetari i Shoqatës së Furrtarëve, Halit Xoxa, ka thënë se vendimi i Serbisë është befasues për ta dhe thotë se kjo ka sjellë shqetësime te furrtarët, të cilët nuk kanë rezerva të miellit. Ai nuk e përjashton mundësinë që çmimi i bukës të ketë ngritje sërish për shkak të mungesës së grurit nga bllokada e Serbisë që ka bërë këto ditë.
“Tani ata që nuk kanë rezerva, edhe pse shumica e furrtarëve janë pa të për shkak të lëvizjeve të mëdha që po bëhen në tregje, mund të shtrenjtojnë sërish çmimin e bukës në ditët e ardhshme”, tha Xoxa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet