LAJMI I FUNDIT:

Pandev i bindur se Interi do ta eliminojë CSKA-në

Pandev i bindur se Interi do ta eliminojë CSKA-në

Sulmuesi i Interit, Goran Pandev, thotë se nerazurët janë të bindur se do ta mposhtin CSKA Moskën në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 1-0.

“Nuk e di se sa sulmues do të luajnë, por shpresojmë të krijojmë të njëjtën sasi të shanseve siç e bëmë në ndeshjen e parë në Milan”.

“E njohim mbrojtjen e tyre dhe duam t’i vendosim në vështirësi. Do të shkojmë atje të luajmë një ndeshje të mirë”, ka thënë sulmuesi maqedonas. /Telegrafi/