LAJMI I FUNDIT:

Paloschi: Nuk jam gati të luaj për Milanin

Paloschi: Nuk jam gati të luaj për Milanin

Është spekuluar se Milani planifikon ta kthejë Alberto Paloschin në afatin kalimtar të janarit, mirëpo sulmuesi i Parmës thotë se e ai ende nuk është i gatshëm të luajë për Rossonerët.

“Ende nuk jam gati që të luaj për Milanin. Ende më duhet të punoj, që ta meritoj atë fanellë, kështu që nuk mendoj se do të jem gati në janar”.

“Në fund të sezonit do ta analizojmë vitin tim dhe do të shohim”, ka thënë Paloschi për Goal.com Italia.