Pas më shumë se një viti e gjysmë, çmimet e banesave në Tiranë kanë nisur të rriten, shkaktuar nga disa faktorë. Mungesa e lejeve të ndërtimit, bllokimi i kredive dhe paniku i konsumatorëve për shkak të krizës ekonomike ndikuan në ngrirjen e çmimeve në metropolin shqiptar, ku për herë të parë, pas 10 vitesh, ndalën trendin rritës.
Duket se situata ka ndryshuar, pasi të dhënat tregojnë për një rigjallërim të sektorit. Banka e Shqipërisë vëren se në tre muajt e parë të vitit 2011 çmimet e banesave dhe të objekteve për qëllime biznesi kanë pësuar rritje.
Më konkretisht, çmimet e banesave janë rritur me 1.5 për qind në tremujorin e parë të vitit 2011 në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2010.
Banka thotë se prej fundit të vitit 2009 dhe gjatë 2010-s, çmimet kishin mbetur gati të njëjta, ku ndryshe nga periudhat e kaluara, ndërtuesit ndalën ritmin e rritjes së çmimeve, madje në disa periudha të shkurtra u vërejtën oferta të leverdishme.
Shanset për të blerë shtëpi në Tiranë tashmë bëhen më të pakta, pasi njoftimet e agjencive të patundshmërive paraqesin oferta për apartamente që nisin nga 80 mijë euro në periferi dhe deri në 300 mijë euro në qendër, ku hapësirat nuk shkojnë më shumë se 130 metër katrorë.
Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2010, rritja e çmimeve është 0.9 për qind, pra më e lehtë se një vit më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj