LAJMI I FUNDIT:

Pagat e shërbyesve civil në rrezik

Pagat e shërbyesve civil në rrezik

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Behgjet Pacollit për President të vendit ka qenë jokushtetuese është venë në rrezik edhe votimi i buxhetit në Kuvend të enjten.

Mos votimi i buxhetit në Kuvend nga ana e deputetëve mund të lerë pa paga 75 mijë punëtorë që paguhen nga Buxheti i Kosovës. Ata kanë gjasa që pagat mos t’i marrin as me një prill.

Qeveria e Kosovë kishte marrë vendim që pagat të rritën prej 30 deri në 50 për qind, për disa kategori, por vendimi nuk ishte implementuar për shkak të mos miratimit të buxhetit nga deputetët si dhe presioneve ndërkombëtare.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave (MF), kanë bërë të gjitha përgatitjet e projektbuxhetit, dhe presin votimin e tij, nga deputetët.


“Të gjitha punët janë kryer dhe janë bërë përgatitjet për seancën e 31 marsit. Ne besojmë se do të miratohet Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2011, dhe do të bëhet ekzekutimi i pagave për të gjithë shërbyesit civilë dhe punëtorët tjerë që paguhen nga buxheti i shteti”, tha për Telegrafin, Fatime Lumi, zyrtare për informim në Ministrinë e Financave. /Telegrafi/