Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një porosi kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq se ajo nuk do të mund të hyjë në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu.
Regimi i shefit të diplomacisë kosovare vjen pasi kryeministrja serbe shqiptarët e Kosovës sot i quajti “njerëz që vijnë nga mali”.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “I pështirë dhe krejtësisht të papranueshëme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëz që vijnë nga mali”.
Postimi i Pacollit në Facebook:
“I pështirë dhe krejtësisht të papranueshme komentet e Kryeministres serbe Ana Brnanic në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ndaj Kosovës ‘që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali’.
Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Brnabicit.
Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi.
E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejojë që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”, ka shkruar Pacolli.
Mediat serbe kanë raportuar se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, në një konferencë shtypi sot në Beograd, me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio, duke folur për zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ka fyer rëndë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali. Për ata është njësoj nëse atje ka luftë ose jo, dhe kjo më shqetëson”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë