LAJMI I FUNDIT:

Pa simbole të shtetit në CEFTA

Pa simbole të shtetit  në CEFTA

Në Bruksel të premten do të zhvillohet takimi i parë i CEFTA-s nën kryesimin e Kosovës. Ministrja e Tregtisë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk do të ketë simbole ose emra të shteteve,p or sipas saj do të ketë emra të përfaqësuesve.

Sipas sajë Kosova është ende pjesëmarrëse në këtë marrëveshje përmes një marrëveshje të nënshkruar nga UNMIK-u në vitin 2006, ndërsa tri shtetet anëtare të CEFTA-s nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Në këtë takim Kosovën do ta përfaqësojë drejtori i Departamentit të Tregtisë në MTI, Flamur Keqa. /Telegrafi/