LAJMI I FUNDIT:

Pa simbole në CEFTA

Pa simbole në CEFTA

Qeveria e Kosovës së shpejti pritet të marrë vendimin për modelin e përfaqësimit të Kosovës në takimet e CEFTA’s. Qeveritarët thonë se zgjidhja më e mirë do të jetë modeli Gymnih, ku shtetet përfaqësohen pa flamuj, por kështu nuk mendojnë ekspertët. Ata kërkojnë përfaqësim me simbole.

Kosova kryeson CEFTA’n, por ende pa e ditur modelin e mbajtjes së këtyre takimeve. Këtë vendim pritet që ta marrë Qeveria në mbledhjet e radhës. Sidoqoftë, zyrtarë qeveritarë pranojnë se modeli më i përshtatshëm është ai Gymnih, sipas të cilit shtetet përfaqësohen pa simbole shtetërore. Madje, kërkesën për caktimin e këtij modeli ditë më parë e ka pranuar Qeveria nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi, thotë se shumë shpejt Qeveria do të marrë vendim se me çfarë modeli do të organizohen takimet e CEFTA’s. Ai tha se deri më tani në takimet e tjera të karakterit rajonal janë përfaqësuar sipas modelit Gymnih.

“Sipas këtij modeli, shtetet përfaqësohen në mënyrë të barabartë pa flamuj e kështu që besoj edhe këtë radhë në takimet e CEFTA’s do të jetë ky model”, tha Krasniqi.
Profesori i Integrimeve Evropiane, Gazmend Qorraj, thotë se shteti ynë mund të përfaqësohet edhe me simbolet shtetërore në këto takime gjatë kryesimit të CEFTA’s.


“Sistemi Gymnih është zgjedhja e dytë më e mirë, sepse duke marrë parasysh rrethanat që kanë ndodhur deri më tani, nuk shihet ndonjë mundësi më e mirë e përfaqësimit të Kosovës në CEFTA. Sistemi Gymnih është një sistem i adaptuar nga Komuniteti Ndërkombëtar në mënyrë që të gjendet një zgjedhje në kushtet e jashtëzakonshme dhe të dilet nga ndonjë krizë e mundshme e përfaqësimit”, tha Qorraj. /Express/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori