LAJMI I FUNDIT:

Owen: United Skuadra më madhe në botë

Owen: United Skuadra më madhe në botë

Michael Owen ka deklaruar se Manchester Unitedi është skuadra më e madhe në botë, gjë që do t’i nevrikosë tifozët e ish-skuadrës së tij, Liverpool.

“Është fantastike të punosh me Sir Alex. Është gjithçka që mund të presësh nga një top-skuadër, ndoshta klubin më të madh në botë. Gjithçka, duke filluar nga njeriu që bart çantat e deri te vajzat që punojnë në bufe, dhe menaxheri, janë të klasit të parë”.

Përkundër që po kënaqet te skuadra e re, Owen ka mbetur jashtë përfaqësueses së Anglisë, mirëpo ai është i bindur që në ndeshjet në vijim do ta bindë Fabio Capellon që ta ftojë në Afrikën e Jugut.