LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani bashkë me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj vizituan vendin ku kryhen aktivitetet ndërtimore të projektit Strategjik Belanoc – Stançiq, ku bënë inspektim të punëve ndërtimore dhe progresit të projektit.

“Ky objekt është pikërisht objekt i përbashkët i dy vendeve, gjë që paraqiste edhe një sfidë të veçantë administrative për realizim, duke pas parasysh se për realizimin e tij medoemos duhej të harmonizoheshin rregullat e dy vendeve”, theksoi Osmani, duke shtuar se projekti është i financuar me mjete IPA përmes programit për bashkëpunim ndër-kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës në shumë prej 1.200.000 euro, realizimi i të cilit është në pajtim me rregullat dhe standardet që i vendos Bashkimi Evropian.

“Pikërisht për këtë ky projekt, krahas qëllimit të tij administrativ dhe ekonomik, ka edhe dimensionin e tij të thellë politik, sepse pasqyron marrëdhëniet e mira dhe besimin e ndërsjellë të dy vendeve fqinje”,  theksoi Osmani, duke i potencuar edhe projektet tjera që realizohen në drejtim të avancimit të komunikimit të ndërsjellë nga të dy anët e kufirit.


“Dua tua përkujtoj se, për këtë kalim më parë ndërtuam rrugën nga fshati Opajë deri në Bellanoc në gjatësi prej 16 kilometrash; para dy javëve jo të plota u hap edhe autostrada “Arbën Xhaferi” nga Prishtina deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut; së shpejti do të fillojë të ndërtohet edhe pjesa e Maqedonisë së Veriut deri në Shkup, me të cilën kryeqytet e të dy vendeve do të jenë larg vetëm për 40 kilometra”, theksoi Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori