LAJMI I FUNDIT:

O’Shea: United meritoi të fitojë

O’Shea: United meritoi të fitojë

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, John O’Shea, mendon se Djajtë e Kuq është dashur të fitojnë në ndeshjen e të dielës kundër Chelseat.

Blutë dolën fitues përballë kampionit në fuqi duke e mposhtur me rezultat minimal në ndeshjen e zhvilluar në Stamfrod Bridge.

“Ne i urrejmë humbjet dhe e dimë se tash duhet të kemi një periudhë të shkëlqyer. Na ka mbetur një shije e hidhur, por shpresoj se do ta tejkalojmë atë”.
“Jo shumë skuadra shkojnë në Stamford Bridge dhe dominojnë. Fatkeqësisht nuk morëm atë që merituam”, tha O’Shea për MUTV. /Telegrafi/